Sekretet e “pista” të Dubait, qyteti i turizmit seksual

Sapo bie nata, baret e lokalet mbushen me njerëz, në kërkim të argëtimit dhe prostitutave që janë të gatshme tua ofrojnë. Klientët e preferuar të tyre janë turistët dhe biznesmenët të cilëve pa drojë u ofrojnë një orë “argëtim” në këmbim të 500 eurove.

Kjo shitblerje nuk zhvillohet në ndonjë bordello të Europës Lindore, ky është Dubai ku feja e rreptë islame ndalon të kapurit përdore në publik, ku homoseksualiteti është ilegal dhe seksi jashtë martese dënohet me ligj. Por çuditërisht janë rreth 30 mijë prostituta që punojnë në qytetin më të madh të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gratë gjatë ditës mund t’i fshihen publikut pas burkave, por brenda lokaleve të natës ato shfaqen krejt ndryshe, të veshura ekstravagante dhe joshëse. Mund të gjesh nga të gjitha format, përmasat dhe kombësitë, madje dhe shumë shqiptare. Tabuja sociale e prostitucionit në Dubai ka bërë që faqet e internetit për njohje të përdoren si një kanal komunikimi dhe shitjeje.

Në këto faqe takimesh, profilet e disa femrave shpjegojnë llojin e shërbimit që janë të gatshme të kryejnë dhe në shumë raste dhe çmimin. Shembuj mund të gjenden me thasë në aplikacionet si Badoo ose Tinder. Ndërsa ato më pak të ndrojturat, preferojnë të presin mbrëmjen që të ulen në banakun e ndonjë bari dhe të presin klientët që të afrohen.

Brenda pak minutash bisedë, caktohet çmimi i shërbimit dhe mbyllet marrëveshja. Sheriati duket inekzistent aty kur seksi shitet në bare, ose të paktën kur bie nata, shkruan Dita. Nuk janë të pakta rastet kur turistët naiv në një përpjekje për të flirtuar me disa prej këtyre grave (eskorta), marrin një surprizë.

Megjithatë edhe pse duket se shoqëria e Dubait po liberalizohet nga turizmi ndërkontinental, ka një tjetër realitet të errët. Organizatat paralajmërojnë se në shumicën e rasteve veprimtaria e këtyre grave është rezultat i trafikimit. Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Evropa Lindore, Azia Qendrore, Azia Juglindore dhe Afrika Qendrore dhe shkojnë në Emirate të mashtruara.

Nën premtimin e një pune me kushte të mira, këto gra udhëtojnë në Emirate në kërkim të një jete më të mirë. Por pas mbërritjes, ato mbahen aty kundër dëshirës, u merren pasaportat dhe i lënë pa asnjë të ardhur. Në rastet e pakta kur këto gra zbulohen, (sepse shpesh herë policia mbyll njërin sy e njërin vesh) dhe pavarësisht se mund të jenë detyruara të prostituohen, ato nuk kanë asnjë mbrojtje, për shkak se para ligjit islamik kanë kryer marrëdhënie seksuale jashtë martese.

Ligji i Sheriatit në Emiratet e Bashkuara Arabe e ndalon rreptësisht këtë aktivitet. Gjykata Penale e Dubait parashikon tre sanksione të njëhershme ndaj prostitucionit: burgim deri në gjashtë vjet, gjobë dhe dëbim./TemA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *