Shpesh keni probleme për të kapërcyer pengesat e jetës? Po mendoni si të çliroheni nga dhimbja dhe të arrini objektivat tuaj? Do të dëshironit të dinit më shumë për misionin tuaj në jetë? Po sikur t’ia drejtoni gjithë këto pyetje nje Murgu Budist? Nga 15-18 dhjetor, do të organizohet pwr herw tw parw nw Shqipwri South East Europe (SEE) Peace Summit në Tiranë ku dy murgj Budist dhe mësues meditimi nga Tailanda do tw na drejtojnë në paqen e brendshme.
John Paramai Dhanissaro dhe Pasura Dhantamano – do të ofrojnë seanca private dhe në grup për të gjitha ata që duan të fitojnë një perspektivë të re për jetët e tyre.
Të dy murgjit mësues drejtojnë meditimin dhe mindfulness për vetë – zhvillim, rritje dhe fuqizim personal për më shumë se 10 vjet në të gjithë botën. Gjatë Meditimit – i cili konsiderohet si një eksperiencë ” që të ndryshon jetën” ose “pikë kthimi” nga shumë, murgjit e mençur Budist janë të gatshëm të diskutojnë një gamë të gjerë pyetjesh gjatw leksioneve ose seancës “google with monks”.
John Paramai Dhanissaro (Supadulchai), referuar si “Luang Phi John”, ka lindur në Bangkok dhe është diplomuar si për studimet Bachelor dhe Master në Inxhinjeri Kompjuterike në Chulalongkorn University and Asian Insitute of Technology. Në vitin 2003 ai i përthelloi studimet e tij dhe kompletoi PhD në Telematematik në Norvegji. Gjatë studimeve të tij PhD, ai u frymëzua shumë dhe zhvilloi interes të madh mbi meditimin. Në 2008 Luang Phi John bëhej një murg Budist Theravada në Tailand, dhe më pas u ftua të bashkohej me Peace Revolution si një instruktor meditimi.
Pasura Dhantamo ka lindur në Tailand dhe ka mbi 25 vjet eksperiencë në meditim. Ai ka përfunduar studimet master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ka drejtuar workshop mbi meditimin dhe retreat në shtete në të gjithë botës. Phra Pasura Dantamano vepron si kryetar i murgjëve mësues, këshilltar dhe zhvillues i kurikulës në Peace Revolution Project. Ai udhëton përgjatë Amerikës Veriore, Amerikës Jugore, Afrikës, Europës dhe Azisë për të drejtuar retreat, trajnime, workshops dhe prezantime. Ai është gjithashtu përgjegjës për organizimin, këshillimin, location-scounting, menaxhimin e mikpritjes drejtimin e ceremonive të ndryshme religjose dhe trajnimeve – e.g. Novice Ordination Programs, ‘V-Star’ Youth Morality Development, ‘World Peace Ethics Contest’, Vesak Floating Lantern Ceremony – në vënde të ndryshme përgjatë Azisë, Afrikës dhe Europës. Përgjatë gjithë vitit kalendarik, Phra Pasura Dantamano ndihmon WBSY me organizim/koordinimin në planifikimin e eventeve, zhvillimin, networking, mësimin e meditimit dhe ndërtimit të paqes, gjithashtu këshillimin e tij për projektet rinore.
SEE Peace Summit organizohet nga World Peace Intiative Foundation, një organizatë internacionale e cila promovon kulturën e paqes në botë. Qëllimi i samitit është të angazhojë drejtues të rinj mendje hapur dhe suporton zhillimin e tyre si ndryshim bërës në mënyrë për të kontribuar në ndryshimin e rajonit të tyre.
Samiti do të përfshijë aktivitete të ndryshme, seanca yoga, meditim, leksione dhe diskutime duke u siguruar pjesëmarrësve aftësi të reja mbi edukimin për paqen, rritjen e kreativitetit, menaxhimin e stresit. Është një kombinim unik i retreat-eve të meditimit dhe konferences, gjë që do përhapë idenë që paqja botërore mund të ndërtohet nëpërmjet paqes shpirtërore dhe vetë – zhvillimit, duke konfirmuar që individët janë përgjegjës dhe të aftë për të sjellë ndryshime në komunitetin e tyre.