Saimir Pirgu sukses me operën ”Madama Butterfly” në Zyrih të Zvicrës

Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu u rikthye në skenën e Shtëpisë së Operës në Zyrih të Zvicrës me operën ”Madama Butterfly”.

Premiera e ”Madama Butterfly” u ngjit në skenë mbrëmjen e djeshme nën drejtimin e regjisorit Ted Huffman.

Ai do të marrë pjesë në plot 11 net shfaqje që nisën mbrëmjen e djeshme dhe do të vijojnë deri më 10 janar.

Pirgu interpreton rolin e togerit Pinkerton nga opera “Madama Butterfly”.

Në prag të premierës, mediat zvicerane kanë dhënë vlerësimet e tyre maksimale për Saimir Pirgun, ndërsa në faqen zyrtare të Teatrit të Zyrihut zëri i kristaltë i tij është vetë promocioni i premierës.

Media të rëndësishme zvicerane si Tages Anzeiger e vlerësojnë tenorin shqiptar për ngrohtësinë që zëri i tij përcjell, duke e krahasuar me tenorin e madh italian Luciano Pavarotti.

Në artikujt dedikuar tenorit shqiptar,  vlerësohet se ai  rrezaton ngrohtësi, jo vetëm në zë por edhe në shpirt.

Madama Butterfly do të shfaqet në Zyrih në datat 10, 14, 17, 20, 23, 27 e 29 dhjetor dhe me pas në datat 1, 5, 7, 10 Janar 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *