Rrëfimi i Sadije Berishës: Si u bëra pjesë e ekipit për dasmën e princit dhe kush më ndihmoi

Në një letër të gjatë falenderimi, për të gjithë ata që e ndihmuan që dasma e Princ Lekës dhe Elias të shkonte mirë, Sadije Berisha tregon si nis e gjithë kjo aventurë. Ajo falenderon mediat, shqiptare e të huaja dhe të gjithë ata që i qëndruan pranë në problemet e çasteve të fundit
Më poshtë letra

Thank you
Në fillim të vitit më kontaktuan miqtë e mi të mirë, Elia Zaharia (sot
Zogu) dhe Leka, duke më besuar ti ndihmoj duke u përfshirë në
përgatitjet e dasmës së tyre.
Për 7 muajt e shkuar kam punuar shumë fort së bashku me Roger
Lundgren. Kemi punuar më median, PR, lobimin, dhe kërkimin e
partnerëve dhe të sponsorve. U përfshimë në cdo detaj dhe cdo pjesë që
përfshihet në protokollin e një dasme mbretërore. Por nuk ishim vetëm.
Ne këshilluam ciftin, por sigurisht vendimet dhe zgjedhjet finale
ishin të tyret.
Faleminderit Elia dhe Leka Zogu që na lejuat të ishim pjesë e
palinfikimit të ditës tuaj të madhe. Kur sot shoh fotot dhe dashurinë
mes ju të dyve, ia vlejtën 7 muaj punë e vazhdueshme.
FALEMINDERIT:
Të gjitha mediave shqiptare e të huaja, pa ju nuk do të kishte qenë e
mundur ti tregonim botës anën pozitive të vendit tonë të mrekullueshëm
e magjik. Një vend I mbushur me talente të fshehura që patën
mundësinë të dalin në dritë.
Faleminderit, Era catering ishte kënaqësi të punoje me ju.
Faleminderit, Ana Lucia e Pastelitos.Torta dhe tortëzat e tua kishin
atë që cdo shef i talentuar u shton për të qenë 1 sukses: një copë të
zemrës tënde.
Faleminderit, Roger Lundgren për vullnetarizmin dhe të qenët po aq
pasionant sa edhe unë në këtë projekt ku kalove të gjithë kohën tënde
të lirë dhe ndave ekspertizën tënde në Familjen Mbretërore me të
gjithë ne
Faleminderit, Stjärntryck Suedi për të gjitha printimet tejet të
bukura të ftesave, kartave të emrave, menuve etj .
Me stemat e bakërta.
Faleminderit, Steens Herrmode Stockholm për kostumet e mëngjesit dhe
detajet për shoqëruesit e dhëndrrit.
Faleminderit Daniel që na ndihmove me website e dasmës.
Faleminderit shefave dhe stafit nga Mrizi i Zanave. Pas shumë
shijimesh dhe ndryshimesh, shumë diskutimesh e telefonatash, ia dolët
të bëni atë që nuk ishte realizuar më parë në guzhinën shqiptare. E
shndërruar në Gourmet shqiptar. Bravo!!
Jam shumë krenare për ju.
Faleminderit Alketa Vesiu për një dekor klas dhe kompozimin e
mrekullueshëm të luleve.
Faleminderit miqve të mi shumë të mirë të familjes së Ekrem Bardhës që
dhuruan verën e tyre të mirë dhe na nderuan me prezencën e tyre.
Donika Bardha faleminderit për të gjithë ndihmën dhe këshillat e
vyera.
Faleminderit Irfan Hysenbelliu që dhuroi Birra Korca.
Faleminderit Ora News.
Faleminderit Charles Randquist.
Një milionë falenderime për Gardenline.
Faleminderit, Prosound.
Faleminderit Egzona dhe banda që e shndërruat after party-n në sukses.
Një falenderim i madh për ju motrat e mia që më ndihmuat me
përgatitjet e minutës së fundit.
Dhe mikeshës time më të mirë Eliana da Silwa që u kujdes për fëmijët e
mi ndërkohë që isha duke punuar me këtë projekt .
Faleminderit, Hotel Rogner Tirana që u kujdesën aq mirë për mua.
Përmenda vetëm disa nga njerëzit dhe kompanitë me të cilat kam punuar
për këtë dasëm, por sigurisht ka shumë më tepër .
Përqafimi dhe falenderimi im më i madh dështë për stilisten Enada at Nicolla.
Në vitin 2012 më ndihmove të ndihmoj Elian të përfaqësoj Shqipërinë në
galanë e mbajtur në Stockholm nga Madhëria e Tij Carl- Philip dhe
fustani që krijove ishte 1 sukses.
Në 7 tetor 2016 më ndihmove të ndihmoj 1 përfaqësues mbretëror të
cilit i humbi valixhia.
E bëre të lumtur dhe i përgatite fustanin për disa orë. Faleminderit
Enada që thua gjithmonë po pa kërkuar asgjë në këmbim. Ke një zemër
flori!
Puna ime mbaroi dhe unë jam tani në shtëpi me fëmijët e mi në
Stockholm, duke punuar me projektin e radhës, këtë herë në Suedi.
Znj. & Z. Zogu ju uroj gjithë të mirat në jetën tuaj. Ju bekoftë
Zoti, me dashuri të përjetshme, shëndet dhe sigurisht shumë fëmijë.
Sinqerisht,
Sadije Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *