Pavarotti ishte më i madhi i gjysmëshekullit të kaluar, jo vetëm për zërin, por për shkak se ai këndoi me atë përzierjen e gëzimit dhe trishtimit që është në natyrën tonë. Për fat të keq Italia sot nuk është më në gjendje as të vuajë, as të buzëqeshë.
Dirigjenti i madh italian Riccardo Muti, ka treguar në një intervistë për “Il Corriere della Sera” për Aldo Cazzullos, marrëdhënien mes muzikës italiane dhe asaj të huajës. “Riccardo Muti ka qenë në Itali për një takim që ishte i rëndësishëm për të në Forlì- njëzet vjet pas koncertit historik me Pavarottin”, shkruan Il Corriere sipas Pasqyre.al. në këtë intervistë ai ka kujtuar sherrin publik me Pavarottin dhe më tej vlerësimin për të, si edhe degjernimin e muzikës së vërtetë italiane dhe keqtrajtimin që i bëhet kompozitorëve të mëdhenj.
“Luciano vinte nga Amerika, me shpenzimet e tij – thotë Muti -… Ne kishim bërë miq të mirë. Marrëdhënia jonë filloi me një debat historik- Kishim bërë se bashku “Puritani” në Romë në vitin 1969. Në sezonin e ardhshëm do e çonim në ‘La Scala’. Por, Pavarotti e cilësonte shumë të lartë diapazonin e orkestrës. Ai nuk tërhiqej, e as unë. Ai u largua, e unë po ashtu. Në fund, ‘Puritanin’ e bënë të tjerë. Edhe tani në La Scala ka sherre”.
Por Muti thotë se: “tani nuk kam ndërmend të bëj debate. Kanë ndryshuar shumë gjëra. Sot dirigjenti i orkestrës bën një gjë, regjisori një gjë tjetër. Raporti dhe puna është krejtësisht e ndarë, megjithatë, ka pasur një kohë kur ishte shumë e lidhur puna e dirigjeniti me regjisorin […] “
Ai shpjegon me një shembull deklaratën e tij:
“Në vitin 1981 ne bëmë në La Scala ‘Le nozze de Figaro’ me Strehler. Ka fotografi që na portretizojnë së bashku në skenë, si ne punonim me këngëtarët. Direksionet muzikore dhe ato regjisoriale shkonin dorë për dorë. Strehler kishte respekt të madh për muzikën dhe për çdo detaj: ai i donte të gjitha kostumet e këngëtarëve të ishin gati që në provën e parë, një muaj para. Sot muzika është palosur me shpikjet, tekat, interpretimet personale, deri në kufijtë e absurditetit”.
Faji?
“Faji është edhe i kritikës muzikore, që sot bën dallim mes muzikës e regjisë, a thua se dirigjenti nuk ka të bëjë ose nuk duhet të ketë të bëjë me atë që ndodh në skenë. Edhe ky është një ndikim që vjen nga larg, ku kritika i jep shumë hapësirë faktit skenik, dhe shumë më pak atij muzikor”.
Më tej, në “Il Corriere della Sera”, Muti bën dallimin e muzikës italiane. Rënia e nivelit të muzikës italiane është një temë me të cilën Muti përballet me dhunë.
Muzika thotë Muti, është një element thelbësor i identitetit tonë. “Më trishton të shoh si zhbëhet muzika italiane. Ne duhet të rrisim ‘çmimet’ e respektin për institucionet tona në botë, jo vetëm për operën. Besoj se rënia ka filluar me ardhjen dhe pastaj triumfin e operas popullore. Por, Opera, nëse nuk është bërë mirë, bie shpejt nga cilësia. Ne kemi ndalur në repertorin ‘nacionalpopullor’, jemi provincializuar disi”.
Repertori i traditës është keqinterpretuar, fshehur, përshtatur për trillet e këngëtarëve ose shtrembëruar nga regjisorët që nuk e dinë se me çfarë po merren. Pra, edhe jashtë vendit, ndodh që nuk e marrin seriozisht Bellinin tonë të madh, Donizettin, Rossinin madje as Verdin. Nuk respektojnë si duhet Mozartin, Straussin, Wagnerin.
Ata ballafaqon me shpërfillje në mënyrë gazmore. Sigurisht, është e vështirë për muzikantët “përtej” të kuptojnë bukurinë, pastërtinë, thjeshtësinë e Belliniy. Gjaku ynë qarkullon ndryshe dhe esenca e shpirtit tonë është melodia. Pavarotti ishte më i madhi i gjysmëshekullit të kaluar, jo vetëm për zërin, por për shkak se ai këndoi me atë përzierjen e gëzimit dhe trishtimit që është në natyrën tonë. Për fat të keq Italia sot nuk është më në gjendje as të vuajë, as të buzëqeshë.