Vrasja e Kenedit, punë e brendshme. Ish- agjenti i qeverisë amerikane ka thënë se dikush nga ekipi i tij e ka vrarë presidentin. Rrëfimi i tij është bërë në shtratin e vdekjes para regjisorit Oliver Stone.
Dalya Alberge shkruan në Daily Mailonline se një ish-roje e presidentit amerikan ka kontaktuar regjisorin Oliver Stone, që ka realizuar filmin biografik të John Fitzgerald Kennedy. Ai ka thënë se “dikush nga skuadra e tij e vrau presidentin më 1963-in. Sipas Stone, ai ishte i besueshëm sepse përdorte zhargon ushtarak dhe detaje interesante.
Lee Harvey Oswald është akuzuar se ka qëlluar JFK nga një ndërtesë aty afër.
Filmi i Stone u qëndronte afër teorive konspirative rreth vrasjes, ndaj ish-roja i presidentit e ka kontaktuar për t’i thënë se ka qenë pjesë e Ekipit të Sigurisë së Kenedit, citon Pasqyre.al.
Në shtratin e vdekjes nga kanceri, ish-roja donte të ndante një sekret që ia kishte thënë vetëm të birit: një person i besuar ka qëlluar mbi presidentin Kennedy, vrasja më e bujshme dhe enigmatike e shekullit të kaluar./Pasqyre.al