Në kuadër të Opera Histori, TKOBAP po sjell në vëmendje, dokumente, imazhe, artikuj të vjetër të kolosëve që e themeluan atë.
Sivjet është Viti i Prenk Jakovës – Artist i popullit dhe TKOBAP tregon se çfarë shkruan Prenk Jakova në një nga dorëshkrimet e tij për krijimin e operës “Mrika”:
“Besimi i madh që kishin shokët dhe aftësistë e mia dhe dëshira për të pasurue repertorin e muzikës shqiptare me vepra të gjinive te nalta muzikore, më shtyu që në korrikun 1956 t’i hyjë punës për kompozimin e operës” Mrika”, libret në 80 faqe, të shkruer nga poeti ynë Llazar Siliqi, dhe ta përfundoj në tetorin e vitit 1957. Për të shkrue këtë vepër isha pasunue me folklorin e pasun të muzikës sonë popullore dhe në këtë mënyrë u përpoqa t’ia jap gjithë personazheve dhe të gjithë momenteve lirikë dhe dramatikë, pse vetëm në këtë mënyrë do t’i shërbeja artit tonë popullor. Ariet, duetet, koret e ndryshme ia bajsha me dëgjue qysh në fillim shokëve të mi të punës, muzikantë, shkrimtarë dhe interpretues. Ata më siguruen që punën e kisha nisun mirë, dhe më inkurajuen të vazhdoj me besim të plotë se vepra do të dalë mirë. Aria e Mrikës ”O ç’janë këto trazime” që u ekzekutua për të parën herë në koncertin e mbrëmjes akademike me rastin e 15- vjetorit të themelimit të Partisë në Tiranë, shoqërue nga orkestra simfonike e Teatrit të Operës e të Baletit, nën drejtim të Mustafa Krantjes, u prit shumë mirë si nga publiku ashtu dhe nga ekzekutuesit…”