Rrëfimet e paharrueshme të Xhanfise Kekos, çfarë i tha vjehrra për filmin e parë

-Kujtesë në 10 vjetorin e ikjes së saj-

“E kam shpirtin plot me ndjesitë dhe kujtimet që lidhen me krijimtarinë time ”

 

Nga Rezarta Reçi

Fëmijët e vegjël , edhe kur u rritën e thërrisnin teta Xhano. Unë pata fatin ta thërras Zonjë, sepse e tillë ishte. Zonjë e filmit për fëmijë, por edhe Zonjë në jetë, në marrëdhënjet njerëzore dhe miqësore. Jam lodhur për t’i mbushur mendjen për xhirimet, për shkak të rrethanave, por ndjehem fatlume për miqësinë e bukur me Të, për kohën që kaluam bashkë, për këshillat e mençura dhe plot fisnikëri, për profesionalizmin dhuruar me bujari, për takimin fundit në spital, kur na priti si një zonjë shtëpie me rrobdishamin blu të erret, na përqafoi fort e …më nuk u pamë. Por unë e takoj shpesh të mrekullueshmen Xhanfise Keko, falë inrervistës së fundit televizive realizuar në Nëntor 2007. Intervistë e përdorur mjeshtërisht në dokumentarin “Në kohën e Pelikulës” , realizuar nga regjisori Mevlan Shanaj. Siç do takojmë sëbashku, ja , tani në këtë fragment bashkëbisedimi fiksuar në prag të ikjes së Xhanfise Kekos, që e ndjejmë se e kemi mes nesh për shkak të kujtesës së meritueshme…

Rezarta|: Keni bashkëpunuar me skenaristë të mirë, me kompozitorë të mire, me aktorë të mirë. Kur e keni ndjerë atë kënaqësinë, që puna nuk ka shkuar dëm, pavarësisht nga vështirësitë dhe njëkohësisht po pëlqeheshit nga publiku që po ndiqte filmat?

Xhanfise Keko: Gjithsecili film ka atë të vetën, por një premierë e bukur ka qenë te filmi ”Kur po xhirohej një film”, “Beni ecën vete” mori dhe çmim. Në premierën e filmit “Kur po xhirohej një film”, që shkoi shumë shumë bukur, kisha thirrur dhe vjehrrën time (këtu dua të hap një parantezë). Vjehrra ime ka qenë një grua shumë nikoqire, shumë punëtore, por, fillimisht jo shumë miqësore me mua me këto ikjet me shërbime, me fjalët që i sillnin në shtëpi: “E pamë këtu, e pamë atje” e të tjerë. Sigurisht ajo ishte e influencuar nga opinioni. Atë natë të premierës së filmit, kur ka parë buzëqeshjen në sytë e njerëzve, kur ka parë gëzimin që endej në sallë, nuk e di se si ju duk asaj, erdhi më puthi dhe tha: “Dëgjo, vazhdo punën e mos dëgjo se ç’them unë”! Kam një mirënjohje shumë të madhe për vjehrrën time, sepse fëmijët e mi i ka mbajtur me shumë kujdes edhe ajo, edhe Endri, kur nuk isha unë, për shkak të shërbimeve të gjata kur xhironim filma.
Rezarta: Kur ju xhironit filmat?
Xhanfize Keko: Po, kur xhiroja unë filmat. Endri i kthente planet e veta dhe në shtëpi bashkë me mamën e tij më ndihmonin mua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *