Ato nuk janë vetëm dy gazetare të njohura për lidhjen e vecantë me librin, por dhe dy shoqe, miqësia e së cilave do të niste disa vite më parë në auditoret e Fakultetit të Filologjisë, ku të dyja studiuan në degën e letërsisë. Pasioni për librat do t’i mbante gjithnjë bashkë dhe kur punët nuk do t’i linin shumë hapësira për takime.
Por do të ishte gjithnjë një libër, që kishte zgjuar kureshtjen e njërës prej tyre, që do t’i mbante me biseda të gjata telefonike, apo një gotë verë në mbrëmje.
Me një aftësi të çuditshme librat gjithnjë do t’i bënin bashkë. Ato janë Beti Njuma, gazetare e njohur për rubrikën e saj “Vitrina e librit” në Top Channel, dhe Alda Bardhyli, kryeredaktore e Revistës letrare Saras, të cilat, lidhjen e tyre me librin, prej kohësh e kanë çuar në një tjetër dimension, në shërbim të tij të kauzave që e ndihmojnë letërsinë.
Me revistën letrare Saras, Alda ka arritur të zgjojë interesin e fjetur deri pak kohë më parë jo vetëm të letrarëve të rinj, por dhe të një brezi të konfirmuar shkrimtarësh, të cilët gjejnë në këtë revistë ccdo muaj, një atmosferë të asaj ccfarë ndodh sot me letrat shqipe apo ato botërore.
Aldës i pëlqen ta quajë një klub letrar që të kujton Parisin e kohës së Hemingway-t. Ndërsa Beti me vitrinën e saj të librit, ka arritur të zgjojë tek shqiptarët dëshirën për librin, duke çuar cdo të dielë përmes ekranit sugjerimet e duhura.
Së fundmi, një nismë tjetër interesante i ka bërë bashkë dy mikeshat e mira. “Letërsia dhe qyteti” është nisma e cila synon të rikthejë në jetën publike të qytetit, personazhe të njohur të letrave shqipe, të cilët nuk kanë pasur vëmëndjen e duhur. Një nismë e cila kërkon të zgjojë zërin e intelektualëve, kaq të nevojshëm në kohën që jetojmë. I pari që iu bashkua kësaj nisme ishte shkrimtari Bardhyl Londo. Poeti i njohur i viteve 70-80-të erdhi në një rrëfim të pazakontë përballë dy gazetareve, të cilat arritën të depërtonin në një botë të panjohur të Londos, për të sjellë përpara të pranishmëve një atmosferë të mënyrës sesi ka funksionuar bota letrare në Shqipërinë e para viteve 90-të.
Londo ka qenë Kryetari i parë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve pas rënies së sistemit, dhe në bisedën përballë Njumës e Bardhylit, ai foli për momentin delikat që shoqëroi Ish Lidhjen pas rënies së komunizmit. Poeti i dashurisë, Londo komentoi dhe mënyrën sesi po përballemi sot me të shkuarën, duke u nisur dhe nga debatet që përfshinë median pas vdekjes së shkrimtarit Dritëro Agollit. Tashmë është Brikena Ccabej, botuese dhe shqipëruese, e bija e një dashnori të madh të shqipes e cila do të rrëfehet përballë dy gazetareve, për një rrugëtim jo të lehtë, në kontributë të një kulture të brishtë në dy dekadat e fundit. Për dy gazetaret, rrëfimit do ti bashkohen dhe emra të tjerë të mendimit, si shkrimtarja Diana Culi, Fatos Kongoli, Koco Kosta, Edmond Tupe, etj.