Rita Ora ka humbur një shumë të konsiderueshme parash nga mashtrimi i një ortaku të saj.
26-vjeçarja kishte investuar para në një biznes me personin që i ka vjedhur 2,7 mln euro, nga llogaria e përbashkët.
Fqinjët e personit të dyshuar thonë se muajt e fundit ai jetonte si një “princ saudit” duke blerë makina të shtrenjta dhe një orë 25 mijë euro.
Policia Northamptonshire ka arrestuar një 35-vjeçar lidhur me këtë hetim financiar.