Revista spanjolle e arkitekturës, artikull për Muzeun Marubi në Shkodër

Revista Spanjolle Revistaad, i ka kushtuar një artikull të gjatë hapjes së muzeut Marubi në Shkodër, duke vlerësuar punën që është bërë për këtë muze nga studio spanjolle Casanova + Hernández, që vepron në Roterdam. Artikulli vlerëson historinë 100 vjeçare të Dinastisë Marubi, por edhe përpjekjet e Shqipërisë për progres.

“Shqipëria, një vend që dëshiron ta lërë prapa të kaluarën komplekse, për të rinovuar shumë gjëra me kujdes. Në mesin e tyre është edhe Marubi, një Muze shqiptar në qendrën historike të Shkodrës, “si një dialog mes tradicionales dhe modernes, mes të shkuarës dhe të tashmes”, shkruan revista spanjolle.

Më tej autori ndalet në punën që është bërë për muzeun Marubi.

“Ndërhyrja në një ndërtesë historike dykatëshe në rrugën Indomeno, ruan cilësitë hapësinore dhe strukturore të ndërtesës, por duke promovuar “një dialog të pasur mes traditës dhe modernitetit, mes të kaluarës dhe të tashmes”.

Për të shmangur modifikimet e cilësive speciale të ndërtesës, Casanova dhe Hernandez hartuan një seri të “kutive funksionale” që shërbejnë që shërbejnë si guidë e koleksionit të muzeut, dhoma drite që të lejojnë një lexim tërësor të vëllimit”.

Për Marubët dhe ekspozitën që u hap në muzeun FOAM Amsterdam ka shkruar edhe gazeta holandeze Het Parool, e cila sjellë në edicionin e saj dy faqe kushtuar fotografisë shqiptare./Pasqyre.al

Museo Nacional de Fotografía Marubi

Museo Nacional de Fotografía Marubi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *