Nga Arben Runa
Jemi nisur per ne Shkoder ne nje dite te diel ku dielli shkelqen dhe temperatura me cthone celularet tane do ti kape te 34 gradet. Nuk kemi asnje hall.Per cef shkojme , per cef sic perserit pareshtur njeri prej bashekeudhetareve te mi duke imituar dialektin e veriut per fjalen qejf.
Insituti , Kamza, Paskuqani dhe fshatrat qe derdhen ne rrugen e madhe me emra udhehqesih boterore, duket se vuan nje percartje te madhe automobilistike, urbane dhe njerezore, me njerez dhe makina qe vetem nxitojne sdihet per ku , kaotikisht dhe pa perfillur rregullat as te trafikut dhe te asgjeje qe ka kultivuar kultura njerzore keta dhjetevjecaret e fundit.
Sapo kalon zonen “suburbane” sic e quan jo pa nje lloj ndjesie racizmi bashkeudhetari im segmentin Institut Bujqesor-Fushekruje deri afer Lezhes,duket se gjithshka I kthehet pak nga pak normalitetit.
Trafiku rrjedh me I qete dhe me I disiplinuar, nuk ndesh me fytyra inatcore neper dritaret e makinave me te cilat shkembehesh apo te parakalojne me nje lloj agresiviteti te pajustifikuar sikur do te sulmojne nga casti ne cast per nje gabim qe ti se di qe e paske bere.Edhe boriet nervoze e parakalimet ne krahun e kundert duke lene pas nje re pluhuri prej pjeseve te pasfaltuara te rruges tashme kane mbetur larg dhe duket se tashme sduhet te jesh aq vigjilent ne cdo cast sikur po ecen ne terren te minuar dhe mund te besh pese pare muhabet se helbete ,rruga eshte e gjate.
Se di pse keta njerez jane gjithnje ne alert kur shikoj banoret e ketij segmenti as rural e as qytetar qe shtrihet prej institutit deri tej fushekrujes.Jane si te mbushur me mllef qe mezi presin ta zbrazin gjekundi ,. Keta nuk eshte se urrejne nje njeri apo dy , keta urrejne shoqerine e qyteteruar ne pergjithesi me duketme gjithe rregullat e saj..Shpesh me shume se me njerez me ngjajne me nje cark te ngrehur minjsh qe mezi pret ta shkelesh pak qe te shkaktoje dhimbjen me te madhe qe mund te kesh njohur ne jete.Sdi si jane keshtu dhe sa breza do tju duhen qe te vijne ne islla..
Ma vrasin syrin ca kasape qe kane varur mishin e therur ndane rruge dhe lajne gjakun me nga nje kove uje kanali si tek filmat horror ndersa rropullite e deles jane ende te varura gjysme jashte e gjysme brenda barkut te care. Flasin gjate gjithe kohes me ze te larte ne dialect duke shkatuar nje ndotje akustike qe zor se e duron gjate njeriu normal ndonse sado te perpiqet nuk kupton ndonje gje prej fjaleve qe thone vecse ndonje te rralle aty ketu.
Keta kane gjuhen e tyre , huqet e tyre, mllefin e tyre….
Psikologji e bere nga dritarja e makines.
Eshte e bukur rruga per ne Shkoder sidomos ne kete stine.Shirat e shumta qe kane rene here pas here keto kohe e kane harbuar gjelberimin gjithandej.Eshte nje e gjelber e bukur qetesuese per syrin dhe mendjen qe shtrihet pa fre ne fushat ne te dyja anet e rruges , neper shpatet e maleve qe ende sjane zhuritur nga vapa, neper gardhet e oborreve te shtepive anes rruges.
Kolegu me te cilin udhetoj I pelqen te beje pak filozofin dhe pak psikologun.Ne kete rruge gjithsesi jo te shkurter njeriu ka neveoje te degjoje qofte edhe brockulla mjaft qe te kaloje rruga.
Duket se ai eshte antiverior dhe racist qe I ka hale ne sy sidomos te ardhurit ne Tirane prej veriu dhe ndoshta ka gjetur momentin ta shfryje gjithshka ne kete udhetim te bere” per Cef” sic nuk harron te thote here pas here.
Ai ngul kembe se ata, dmth te ardhurit, nuk mund te urbanizohen dhe do te mbeten per shume kohe ende shoqeri suburbane sic e quan ai per te cilin sjam I sigurt nese e ka shpikur vete si term apo eshte prej psikologjise si shkence.
-Te pakten ky brez jo.Por edhe brezi tjeter kam frike se do te jete I tille- vazhdon me zell teorine tij .Madje per te me mbushuir mendjen ka vendosur te me beje nje eksperiment social gjate rruges.
-Degjo me thote I shef keto shtepite ngulura ne fushe kuturu nje ketu e nje atje larg njera tjteres? Nese do te kishin qene te grupuara do te kishin kursyer para per dritat, per ujin ,per rrugen; do te ishin me te organizuar , cka une smund ti them se ska te drejte.Por jo ata kane zgjedhur ti ndertojne vec , larg tjetrit .Pse do thuash ti…? Dhe pergjigjet po vete. Sepse kane me vete mentalitetin e kullles se vecuar qe e shef armikun qe larg, sepse ata shofin vetem njerzit e fisit dhe gjakut te tyre te trjeret per ta jane armiq potenciale ndaj e manifestojne dhe ate egersi e mosbesim ne shikime e ne fytyra….
Eksperimenti social qe me propozon ka te beje pak a shume me nje bast per dreken qe ai duket se e ka te fituar.
-Ore zoteri- me thote .Ti qe kundershton kot pa argument. Qe tani e deri ne Dajc do shikojme bashke tokat anes rruges a jane te mbjella apo djerr.Do shikojme neper oborre sa traktore apo zetore apo karroca kane. Dhe smunda te mos I jap te drejte ne fund.
Ne cdo oborr shtepie qe te rrokte syri nuk pashe nje makineri bujqesore per be, nje zetor , nje traktor apo nje plug te lene ndane gardhit .Ne cdo oborr 1 ose 2 disa makina vetura.Tokat I ka mbytur ferra sepse duken qe seshte vene dore mbi to prej vitesh…
– Po ndoshta jetojne me emigracion, kane te ardhura nga emigracioni… nuk dorzohem ende une
Ai me hedh nje veshtrim zhvleresues sit e me thote vertet beson se skifteret nga Laci punojne ne emigracion…?
– Jo ro mik jo keto ara jane toke e Xanun qe skane pare kurre plug me sy ndaj I ka mbytur ferra dhe gjembi..
Me tej sa kalon Dajcin e afrohesh per Shkoder fushat anes rruges jane ndryshe thuajse te gjitha te punuara
– E vure re ndryshimin? .Edhe keta sjane njesoj.Ata te paret jane nje tufe parazitesh qe rrojne me trafiqe dhe pune te pista se ti e pe qe sqe punuar asnje toke . Si mund te kete lamborgini nje 21 vjecar qe rri nje nje shtepi 1 katshe si ajo qe pe ti me oborr te thurur me thupra dhe qe del I merr pluhurat nje plake me shami te bardhe. Ska shtet ketu ta marre ta pyese si e bleve si I fitove leket.Po te mos kete mundesi te hapet bythesh ndoshta do ti bleje traktor e makineri bujqesie parate ai trangulli qe tani mund te jete ne burg se e kapen rrugen e fundit.Ja keta qe e nxjerrin buken e gojes me djersen e ballit dhe qe duhen repsektuar, shifi si I kane kaluar tokat neper duar…
Me tej bie heshtje.As une dua ta kundershtoj me , as ai sduket I motivuar me te me imponohet.Eshte I bindur se me ka mundur , me ka shtrire keqas.Nga dritaret e hapura te makines vjen nje ere e njohur fushe perzier me ere bari te sapombire, silazhi, gjethesh qe dridhen si balerina ne ere…Ere jete.
Kalaja , realiteti dhe miti I legjendes
E para per Shkodren mbetet kalaja.Jo vetem si prezantimi I pare me qytetin per nga radha por edhe si monument qe te sjelll ne mend qe nga legjendat deri tek historite e verteta .
Nga lartesia e kalase, fusha poshte midis ujrave ,te ngjan me nje cope Hollande te exportuar ketu qe I mungojne vetem tulipanet
Shkodra ka prodhuar gjithnje me shume histori sesa jane te afte ate mbajne shpatullat e saj te brishta .Ndaj dhe nje pjese jo e vogel e historise ketu ndjehet si e shkuar dem.
Dhe kete e ndesh qe ne hyrje te kalase ku e ke te pamundur te besosh se ky burrthi I vogel e pak gungac I veshur me kostum popullor qe as duket fare si kostum me motive shkodre te jete pasardhes I ilireve.
Ndersa presim bileten e pyesim a ka muze brenda.
-Po mer, ka edhe klub per me hanger ndonse as e pyetem per te dhe as besoj se kishim ndonje pamje te uritur.
Shoku im I udhetimit me te cilin kemi debatuar aq gjate rruges per ne Shkoder me hedh nje veshtrim zhbirues si te me rithote ate qe me ka then qindra here:
-“ Me keta do ta beni Shqiperine…?”
Nje vajze e vogel me cduket kosovare me kot pyet rojen tjeter se ku eshte Rozafa.
Ai ngre supet I hutuar sikur te jete alien dhe te mos kete degjuar kurre per te .Pastaj sikur kujtohet se vajza ndoshta pyet per ate gruan…
– Hini mren se aty asht mren…
Por vajze ngul kembe se ajo e di mire nga legjenda se ajo duhet te jete ketu ne hyrje te kalase me njerin gji jashte , nga I pikon qumeshti…
I ati e ngushellon se aty eshte Rozafa, aty eshte dhe gjiri, po ja tek gjiri ka varur pallton roja duke I treguar nje xhaket te zhubrosur te varur ne mur…
Rruga e kalldremte te grish me tutje duke gjarperuar.Sa histori ka rrjedhur mbi keto rrugica te gurta mes te cilave tani rritet bari. Eshte nje territor rreth 36 mije metra kalaja dhe per fat me asnje ndertim sic ka ndodhur ne kalate e tjera.Brenda saj ka vend per disa muze njeheresh.
Shoku imp prape me shef venger sikur do me thote
– Kush do ti ndertoje muzete , barbaret apo te humburit…?
Ndersa hyjme ne muze tashme dorzohem para racizmit te tij me trishtim. Ne kete muze duhet te qene iliret, venedikasit, bushatllinjte…
Nuk e di kush I nderton keto muzete ne shqiperi po me duken te gjitha njesoj.E njejta strukture, I njejti ekspozim , madje dhe ndricimi I stendave me duket I njejti , nje lloj stereotipi I shpifur.Te ngjane si muzete e Korese se veriut ku ka vetem clejon sistemi.
Kjo kthine vogel e bere muze per te treguar nje histori kaq te madhe te nje kalaje kaq te vjeter eshte nje perqeshje e historise.
Kur ciceroni te flet per mbretin Gent me te njejten mosperfillje qe mund te flase njeriu per Gent Strazimirin dhe per mbretereshen Teuta sikur te flet per Voltana Ademin apo Jozefina Topallin fillon e te vjen keq.Te vjen keq per veten , per vendin tend, per keto stenda qe mund te thoshin aq shume por qe skane goje se jua kane mbyllur mediokrit dhe injorantet. I keni vene re vertet muzete tona sa ngjajne me njeri tjeterin? Mjafton te kesh pare nje prej tyre dhe te duket se I ke pare te gjithe.Ne fillim kane nja dy copra tjegulle dhe qypi mbeshtetur ne pak rere dhe kjo eshte periudha ilire, pastaj nje tjeter ku ka nje spate te ndryshkur pergjysme qe eshte periudha e bronxit.Nese historia jone e lashte qenka dy poce te thyera dhe nje gjysme spate lipsur qofte , ne kot bertasim jemi me te vjeterit ne ballkan se na kane gjetur ketu kur dyndjet erdhen. Epo fjalet I merr era, e shkruara mbetet dhe ne sikur pertojme ta shkruajme kete te shkrete histori sic bejne me zell fqinjet tane ndonse historia e tyre fillon vone .. Ketu ne Shkoder dhe sidomos ketu ka aq shume per te thene.Mjafton te shkosh dhe ne arkivat e Venedikut dhe kushedi sa material gjen se Shkodra ne ate kohe nuk ka qene nje qyteterim dosido. Ne vend te dokumenteve ketu jane vetem pese heshta dhe dy shpata te farketuara tek jevgu kovac I lagjes ndoshta dhe me kaq pretendojne te vijne turiste. Genti ,Teuta,Agroni kane vetem tre buste te gdhendura nga nje sculptor amator dhe me kaq mbaron mbreterimi I tyre.Bushatlliu dhe vilajeti I tij ka vetem nje stende te rendomte qe ska as minimumin e informacionit,Periudha e venedikut ka vetem nje harte koti dhe nje anije druri nga ato qe shiten per suvenire. Shoku im I udhetimit me sheh prape venger por e kupton se jam shume I merzitur per te me ngacmuar.Ne nje kala me hapesire 36 mije metra katrore te besh muze nje kthine 20 m katrore nuk eshte ironi , eshte me teper , eshte urrejtej,Ata qe kane bere e kane urryer edhe kalane edhe historine se ndryshe smund ti jepnin kaq pak vend nderkohe qe lokali me tej ka 3 fishin e hapesires se muzeut.
Ndersa marrim rrugen per te dale shoh perballe tabelen e restorantit te madhe impozante,ndryshe nga tabela qe tregon muzeun , e vogel , e fshehur ne nje cep si ti vije turp qe jeton kete kohe klubesh dhe restorantesh dhe aspak kohe kulture dhe muzeumesh.
Ne restorant eshte vetem pronari qe zgjidh fjalekryqe.Nuk sherben as kafe asgje se nuk ka uje prej ditesh.Era e tualetit te tij te ndotur ndihet deri larg. Pak me tej jane ngritur tualetet publike nje tmerr I vertete qe kundermon kerme…Zot na ruaj .Kjo seshte Shqiperia ime…Smund te jet e tille dreqi e mori se do kaq pak kujdes te ndreqet…
Si mund ti thuash nje te huaji apo qofte dhe nje vendasi te hyje ne kete wc. A ska mundesi ta bejne dhe me para vetem te jete e paster dreqi e mori.Per sa pak fantazi vuajme..
Ne vend te ikin me pershtypjet e madheshtise se kalase , njerzit ikin shpesh me imazhet e shpifura te halese se felliqur ne kujtese.
Pedonalja, arteria e re dhe vjeter e Shkodres
Shkodra me eshte dukur gjithnje nje qyetet I cilter I mire.Me njerez pak llafazane qe duan te duken te gjithe shakaxhinj, edhe kur se kane trasheguar kete veti por qe gjithsesi jane njerez qe nuk mbartin ligesi brenda tyre. Dhe them se eshte e tille ende.Arteria kryesor e e qytetit eshte tashme Pedonalja nje bulevard I sajdisur jo keq , me dyqane nga te dya anet dhe me dekorime qe mund ta ngaterrosh fare lehte me qytetet e mira Evropiane. Nuk besoj se ka nje lidhje unike Shkodra me pjesen tjeter te veriut.Duket si nje ishull qyteterimi me vete qe vetem fati gjeografik e perzien me verioret e tjere. Me gjithe ardhjet e shumta , zbritjet nga malsite , ndryshimin e structures se populates prape shkodra e ka ruajtur diku sharmin e nje bejlereshe. Ndoshta ngaqe te ardhurit jane vene me se shumti ne periferi ku jane sajuar sic munden nuk ndihen ende ne ate qe quhet zemra e shkodres.
Por edhe Shkodra ka ndryshuar.Nuk jane me ata burrat hokatare me buken e mbeshtjelle me gazete pas bicikletes apo ne koshin para saj qe I bente aq te ndryshem nga shqiptaret e tjere te komunizmit.
Tashme ne Shkoder eshte rritur brezi I dyte jane tashme femijet e familjeve te mesme qe jane shkolluar ne Tirane dhe gjetke me synimin qe te kthen dhe te marrin ne duar bisneset e prinderve.Keta ja kane hequr tharmin e shkodranit qyetetit, e kane bere me globalist , nje qytet si gjithe te tjeret .
Atyre sju bie ne mend te sajojne nje shaka fineqe te flitet goje me goje dhe qe qesendis regjimin ose biurokracine.Ata kenaqen vetem kur flasin per para , trafiqe, miell , arme exploziv .Ky eshte tregu me I lulezuar I momentit
Pedonalja me godinat e vjetra ka dale ne drite.Bashkia e rikonstruktuar ngjan nje ndertese mjaft elegante dhe nje tjeter me e bukur akoma me tej eshte lene te rrenohet .Duket se trashegimtaret e rinj nuk merren vesh dhe do jene ne gjyqe me njeri tjeterin.
Kerkoj muzeun e Marubit dhe mezi e gjej me te pyetur. Pikat e orientimit tani kane ndryshuar. Shko tek hotel Coloseu , kthehu djathtas tek Hotel Europa….
Keto skane qene ne shkodren e dikurshme qe dashuroja une.
Me gjithe kujdesin per te bere nje harmonizim me arkitekturen e vjeter fisnike e te holle te lagjes , me harqe te holla veneciane siper dritareve, grilave elegante edhe pse sot jane te kalbura nga koha , ballkoneve te vogla me lule qe varen duke I dhen nje pamje te fisme rruges, cibanet e betonta te fillimit te demokracise nuk ja dalin dot te shkrihen me urbanistiken e lagjes,
Jane gjurmet qe kane lene kapitalistet e pare shkodrane sic ju pelqen ata quajne veten tani, por qe shumica kane qene thjesht kontrabadiste nafte qe kane lene ne memorien e qytetit mostra betoni pa pike shije.Edhe Enver Hoxha sja beri kete Shkodres.Parafabrikatet e tij I ndertoi diku larg jo ne Carshi afer Kafes se madhe qe dikur ka qene krenaria e qytetit. Dhe te mendosh se ketu uleshin cdo mengjes shume prej atyre burrave te shkolluar ne Rome e ne Vjene me kostum dopiopet dhe kollare me kemben mbi kembe duke shfletuar gazeten e flisnin per politiken boterore nderkohe qe te tjere jetonin akoma neper peme si majmunet.
Ja tek kjo karrikja ne cep ku eshte ulur ky burreci me atlete ndoshta dikur ulej Luigj Gurakuqi me kostumin e mberthyer dopiopet, apo dikush tjeter me po aq fame ne histori.Por historia kur perseritet behet komike vertet.Dhe sbesoj se ka me komike se kaq.
Muzeu I Marubit eshte mbyllur.
-Kane nevoj per nje fije pushim mer ta marrsha – thote portiere per ciceronet.
A thua ska mundesi te jene me turne ciceronet.Megjithse sic me thote nje miku im ne kafen perballle muzeut duke pritur te clodhen ciceronet, aty ka vene vetem nje numer te madh fotografish por si kane kushtuar aspak rendesi se ky ishte nga te paret ne rajon qe sillte teknologjine e re dhe ketu eshte dhe vlera e tij jo ne prezantimin e malsoreve me mustake qe seshte se I interesojne dhe aq turistit..
Njerzit sduhet te vijne ketu te kerkojne gjyshin , Zefin me mustaqe qe ka bere nje foto kur ka ra poshte ne Shkoder port e mesojne se sa e perparuar ishte shkodra ne kete teknologji ne krahasim me rajonin saqe hahej vetm me Francen ndoshta .Historia qe duhet te tregoje ky muze eshte pikersiht kjo dhe jo numri malsoreve me kostum popullor te dale ne foto.
Me ben pershtypje nje xhami ndane pedonales. Nga koha e daljes se ISIS kam filluar te kem nje lloj fobie nga xhamite ndonse vete jam nje mysliman jo praktikant.Me duket sikur prej seciles prej tyre cdo cast mund te dale nje njeri me thike qe therret Allahu Akbar.Por Shkodra nuk eshte e tille.Ka nje lloj myslimanizmi tolerant qe verte do tja kene zili .Me shume radikale qe luftojne ne Siri gjen nga Pogradeci e Librazhdi, qytete pa ndonje identitet fetar te spikatur deri me sot sesa nga Shkodra qe ka pasur tradite ne islam.Dhe kete tolerance qytetare e vertetoj edhe tek kjo xhami ne oborrin e se ciles eshte ende nje lapidar I komunisteve, qe sec kujton nje nga ato terrorizmat e njesiteve guerile qe I quanin heroizma. Ai eshte nde aty , askush nuk e ka shembur ndonse mund ta benin fare lehte ndersa ndertonin xhamine ne truallin e tyre.Por jo , e kane lene Aty .Ndoshta per tju thene komunisteve se ne nuk jemi si ju.
Duam apo sduam edhe ju jeni pjese e histories.Per mire apo per keq e ka ne dore vete njeriu pastaj.Por ne nuk shkaterrojme ndoshta ka qene mesazhi qe kane dashur te japin duke mos e shembur lapidarian brenda oborrit te xhamise.
Ajo qe te ben persdhtypje ne Shkoder jane bicikletat .Ketu ska njeri nevoje te degjoje thirrjet e Erion Velise per te pedaluar.Bicikleta duket se eshte ende mjeti I tyre I favorizuar sic ka qene me kohe. Neper shetitore biciklistet vendas levizin grupe grupe duke biseduar shkujdesur.Jane te gjitha moshat , te gjitha gjinite , te gjitha racat.Bicikleta eshte symbol I cdo shkodrani te vertet autokton
Epilog
S’mund te kthesh nga Shkodra pa nje kafe apo drke ne Shiroke.Kjo zone e bukur dikur ka qene e ndaluar dhe shkohej vetem me leje te vecante prej deges se puneve te brendeshme keshtu qe qene te pakt ata qe kishin fatin ta vizitonin. Por ndertimet e bera keto vjet jane te shemtuara tek zoti. Beton e beton e beton shume katesh q eta heq deshiren te clodhesh buze liqenit. Ne nje tarace prej druri se di sa ore mund te rrija duke soditur liqenin por ne kete beton me ngjan vetja sikur jam ne varr me pllaka poshte anash dhe lart dhe me nje dritare duralumin perballe qe percon vetem ftohtesi .Kam pasur gjithnje pershtypjen se gjysma e shkodraneve qe kam njohur e kane mbiemrin Kraja dhe gjysma tjeter qe mbetet Bushati. Se di tek cili ndenjem prej tyre por shetitorja deri ne Shiroke ishte e mire per biciklistet dhe pashe se ata e shfryetezonin shume.perkundwer liqeni qe I ndotur me bidona plastic dhe ndoshjta me ujra te zeza.
Nuk e di cmrekulli turistike mund te kish qene kjo pjese liqenit po te ishte me e paster dhe me e organizuar.Me trishtojne bukurite e vrara.Me ngjajne me ato vajzat e parritura sipmatike qe I genjene dhe I cojne larg trafikante e pashpirt duke u hequr sit e dashuruar me to dhe pas ca vitesh ato jane kthyer ne mostra kane harruar kur kane qen qenje te brishta dhe te bukura.
Bashkeudhetari im prape me sheh cuditshem sikur do te me thote “
– E ka bukurin po kush e ka thuaj…
Me tej askush nuk e hapi gojen.Nuk jemi me per “Cef”.Qejfi yne ka shtegetuar per sdi se ku..