Reforma (më në fund kaloi) kaloi, ironitë më pikante në rrjetet sociale

Pak pas mesnate 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, i thanë të gjithë PO votimit te Reformës në Drejtësi, pas një dite të gjatë ku konsesusi ende nuk po gjendej. Në fund politikanët shqiptarë u dorëzuan dhe votuan pro. Miratimi i reformës në parlament është ndjekur nga shumë shqiptarë, edhe pse në orët e vona. Shumë gazetarë e njerëz publikë nuk kanë hezituar të bëjnë pak ironi me gjithë ç’ndodhi, sidomos me falenderimet e shumta të politikanëve ndaj faktorit ndërkombëtar, i cili në të vërtetë “vuajti” më shumë për votën Pro reformës.

Këta janë disa nga statuset pikante, përzgjedhur nga Pasqyre.al

Lutfi Dervishi

-Dhe do të vijë një ditë që do të grinden keq për datën! U miratua më 21 apo më 22 korrik?

-Me sa po shoh, sonte do e votojnë dhe nesër do e lexojnë!

-Tani nisën dollitë…

Eriona Rusi

Ia kaluan edhe Alketes me falenderimet, vetem Vera Grabocken s’e permendi njeri 😛

Bledi Pockets

Kur e mendon që kanë me shumë se 1 muaj kur çdo dit na dërdellisnin ne TV, dhe mezi arriten ne “konsensus” dhe prapë nuk e votuan ne daten e caktuar , ehhhh

Brizida Gjikondi

Ju lutem me zgjoni kur te flase Nard Ndoka dhe Meta duhet perqendrim dhe reflektim kur flasin… Perçojne mesazhe 😉

Agustin Bardhi

Tani sherri yne nuk do te jete me vetem 28 apo 29 nentori, por edhe 21 apo 22 korriku?!

Erjona Rusi

Mediu ne Kuvend: “Mos te harrojme qe jane dhjetra qytetare qe kerkojne te drejtat e tyre, qe ua kemi mohuar ne”.

Po ne fakt, familjareve e viktimave te Gerdecit ua keni mohuar dhe kurre nuk besoj qe prisnin qe pikerisht ju te flisnit per drejtesine.

Herion Mesi

PDIU ia doli … të ndryshojë datën e historisë së drejtësisë :p

Gjergj Erebara

Sa keq me vjen per keta ministrat, kane gjithe diten qe mbeshtesin reformen moralisht. 😉

Rezart Cenaj
-Çuna, faleminderit që, më në fund ratë dakord me njëri-tjetrin për reformën. Gjithashtu, faleminderit që nuk keni jetuar në 1912-ën, se do na kishit lënë pa pavarësi.

-Në Shqipëri gjërat gjithmonë janë vendosur në minutën e fundit të kohës shtesë.

Klejdi Pemçi
Kjo reformë , mundësohet nga “Lista e zezë”.

Gjergj Erebara

Do të mbaj nje fjalim aq të gjatë, sa do të kesh vdek nga mërzia para se unë të përfundoj…

Mand Bajrami
Ajo qe duhej u miratua. Tani vijojnë falenderimet për Verën, Lili Ismailin, Telecom Albanian dhe gjithë çunat e teknikës.

Herion Mesi

Tani qe reforma kaloi me 140 vota, duhet te falenderojme edhe Armando Prengen qe u be pjese e ketij votimi historik :p


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *