Redon Makashi është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Ndër vite ai ka sjellë këngë shumë të pëlqyera. Së fundmi ai ka marrë pjesë në festivalin e RTSH-së ku u vlerësua nga juria me çmimin e dytë. I ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ këngëtari ka sqaruar të vërtetat mbi atë që ndodhi në festivalin e RTSH-së. Duke e konsideruar festivalin një koshere, ai u shpreh se është më shumë u zhgënjyer me veten dhe se e ka mbyllur kapitullin me konkurrencën, duke ua lënë atë artistëve të rinj.
“‘Jo i zhgënjyer, unë isha betuar që nuk do të do dal më në festival, kaq.
U zhgënjeva me veten time.
Isha në një luftë me veten time, të futem apo të mos futem.
Dhe çmimin e prisja, ishin vetëm 2 pikë diferencë.
Kam dëshirë që t’i lë rrugë të rinjve nëpër festival.
E kam mbyll kapitullin me konkurrencën.
Do të isha i kënaqur nëse do të isha i ftuar, të kisha një koncert timin, një album.
Kapitullin me festivalin e kam mbyllur.
Nuk kam çfarë të bëj më në festival sepse është një koshere.
Plas sherri, zihesh me njerëzit dhe unë kam shumë miq e njerëz aty.
Ndodhin keqkuptime dhe nuk dua të prish miqësi me shumë njerëz aty, për 2 elemente të caktuara që e bën këtë rrëmujë.”
Redoni tregoi pakënaqësinë e tij në festival, ku tha se ndarja e çmimeve fillon nga vendi i tretë, ndërsa në Festivalin e RTSH-së filloi nga vendi i parë.
“Gjithmonë kur ka një event fillon nga vendi i tretë paraqitja e çmimeve.
Kurse aty filloi nga vendi i parë dhe me vrap. Ishin 2 pikë diferencë“
Makashi u përball dhe me një tjetër incident gjatë natës së parë të festivalit.
Sapo ai nisi të këndojë muzika u ndalu papritur. Ai tha se kjo që ndodhi ishte vetëm një lapsus.
“Orkestra është për tu përgëzuar. Ndodhi një lapsus tek kënga ime dhe njerëzit menduan se ishte diçka e bërë kastile.”`