Qyteti im nuk ekziston më! Italia goditet nga tërmetet, shkatërrime dhe viktima (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Italinë qendrore, në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar të vdekur e të plagosur, ndërsa shumë banesa janë rrafshuar. Lëkundja e parë, me magnitudë 6 e shkallës Rihter, ndodhi rreth orës 03:36 me epiqendër 2 km larg Accumoli (Rieti).

Qyteti Amatrice ka pësuar dëmet më të mëdha, ku kryebashkiaku i saj është shprehur se qyteti i tij pothuajse nuk ekziston më. “Rrugët janë të bllokuara. Gjysma e qytetit është zhdukur”, ka thënë kryetari i kësaj komune, Sergio Pirozzi.

“Ka njerëz që janë të bllokuar nën gërmadha… Ka pasur rrëshqitje të dheut dhe ura mund të rrëzohet”,shprehet ai

Pas lëkundjes së parë, janë ndjerë edhe dy të tjera, me mangitudë 5,1 dhe 5.4, me epiqendër 5 km larg Norcia-s.

Qyteti Accumoli është ndër qytetet ku tërmeti ka shkakuar më tepër dëme.

Agjencia për Mbrojtje Civile në Itali ka thënë se tërmeti ishte “i rëndë” dhe ka pasur raportime për dëme edhe në zonat malore.

Ky tërmet është ndjerë edhe në qytetin e Romës dhe epiqendra e tij ishte afër l’Aquila, ku një tërmet prej 5.9 shkallë të Rihterit vite më parë kishte lënë të vdekur 309 persona.

Qytetet më të prekura nga ky tërmet janë Accumoli, Amatrice, Posta dheArquata del Tronto.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *