“Quhem Ballkan”, Ema Andrea sjell veprat e rajonit në Tiranë

Është hapur sot aktiviteti “Quhem Ballkan” nën drejtimin e aktores dhe regjisores së mirënjohur Ema Andrea (M.A.M Foundation). Ky aktivitet sjell në Tiranë dramaturgjinë bashkëkohore Ballkanike me aktorë të njohur të skenës. Ata do të prezantojnë në formën e leximit skenik, të përkthyer në gjuhën shqipe, veprën e njëmbëdhjetë dramaturgëve nga Ballkani. Ky takim i dramës bashkëkohore është një tentativë për të bashkuar dhe për të njohur më shumë shkrimin dramatik të rajonit të Ballkanit.

Sot u shënua ceremonia e hapjes dhe më pas pati lexim skenik të veprës “Mihaela, Tigresha e qytetit tonë” nga Gianina Cărbunariu, autorja do të jetë prezent. Kuroi: Ema Andrea. Aktorët performues: Rovena Lule Kuka, Gent Hazizi, Lulzim Zeqja. Përktheu nga origjinali: Ardian Kyçyku.
Programi vijoi me një video promocionale të shfaqjeve në Teatrti Kombëtar, filma etj.)
Ndërsa në 20 :30 u bë leximi skenik i veprës “Një zjarrëfikës në oborrin e teatrit” nga dramaturgu shqiptar Stefan Çapaliku. Aktorët performues: Neritan Liçaj, Anila Bisha, Lulzim Zeqja, Erjona Kakeli, Eglantina Cenomeri dhe Guljem Kotorri. Kuroi : Erjona Kakeli

PROGRAMI
Pjesëmarrësit janë nga Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria dhe Greqia. Duke filluar nga data 26 Shtator deri më 2 Tetor, në ambientet e brendshme dhe të jashtme të Teatrit Kombëtar, do të ketë një kalendar ditor me performancë-leximi skenik nga çdo autor. Këto vepra u përkthyen në shqip nga: Ardian Kyçyku, Nikollë Berishaj, Qerim Ondozi, Romeo Çollaku, Milena Selimi, Shkëlzen Maliqi, Ben Andoni.
Dramaturgët dhe veprat që do të jenë pjesë e këtij leximi skenik janë:
1- “Mihaela, Tigresha e qytetit tonë” nga Gianina Cărbunariu
2- “Një zjarrefikës në oborrin e teatrit” nga Stefan Çapaliku
3- “Një shfaqje teatri me 4 aktore, me disa derra, me disa lope me disa kuaj me nje kryeministër, me nje milka e me disa inspektorë vendas e ndërkombëtar ” nga Jeton Neziraj
4- “5 Djelmoshat si” nga Simona Semenič
5- “Jeta s’luan vendit, jeta vazhdon” nga Filip Vujosevič
6- “Burka e Medeas” nga Andrea Flurakis
7- “Fasule” nga Elin Rahnev
8- “Lasicet” nga Bojana Mijovič
9- “Gërricje apo si u vetëvra gjyshja ime” nga Tanja Šlijivar
10- “Demoni nga Debar- Maal” nga Goran Stefanovski
11- “Gruaja bombe” nga Ivana Sajko

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *