Një ide për tu kujtuar të rinjve se kultura mund të pasurojë jetën e dikujt dhe mund të sjellë njerëzit së bashku. Të rinjtë, qytetarë italianë, do të marrin 500€ për ditëlindjen e tyre të 18-të si “bonus për kulturën”. Nisma merr jetë me 15 shtator dhe bonusi i dhënë mund të shpenzohet në libra, bileta koncertesh, bileta teatri, bileta kinemaje, vizita në muze dhe udhëtime në parqe kombëtare.
Pritet që 575,000 mijë të rinj të përfitojnë nga kjo skemë edhe pse ajo do t’i kushtojë qeverisë italiane 290 milion €. Nënsekretari i parlamentit Tommaso Nannicini beson se këto janë para të shpenzuara mirë.
“Nisma dërgon një mesazh të qartë për të rinjtë, duke u kujtuar atyre se ata i përkasin një komuniteti, i cili i mirëpret pasi ata arrijnë këtë moshë”, tha ai për Corriere.
“Kjo u kujton atyre gjithashtu se sa i rëndësishëm është interesi për kulturën, edhe për pasurimin e vetes dhe për të forcuar strukturën e shoqërisë sonë”./ Pasqyre.al