“Qëndro” nga Gabriele D’Annunzio

 

Qëndro! Çlodhu përkrah meje.

Mos ik.
Unë do të të ruaj. Unë do të mbroj.

Do të pendohesh për gjithçka, me përjashtim të ardhjes me mua, lirisht, me krenari.

Të dua. Nuk kam asnjë mendim që nuk është i yti;
nuk kam në gjak asnjë dëshirë që nuk është për ty.

E di. Nuk shoh në jetën time asnjë shok, asnjë gëzim.

Qëndro.

Çlodhu. Mos ki frikë nga asgjë.

Fli sonte në zemrën time

(Përktheu për pasqyrë.al- Entela Hoxha)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *