Pse politika është kaq tribale në 2016-ën!

Nga Zaria Gorvett

Përfytyrojeni veten në një bar, duke diskutuar zgjedhjet e ardhshme me miqtë tuaj. Ti e pranon se nuk je i vendosur. Në fakt, ti mund të shohësh të dy anët e argumentit. Por, ata të vështrojnë sikur sapo të kesh vrarë të voglin e një pande.

Politika nuk ka qenë kurrë më tribale. Në Amerikë, është Donald Trump kundër Hillary Clinton. Në Europë, janë Eurofilët përballë Euroskeptikëve. Në Turqi, Islamikët kundër sekularistëve.

Në SHBA, Australi dhe Europë, ndasia mes liberalëve dhe konservatorëve, mes të majtës dhe të djathtës, sa vjen dhe zgjerohet. Mjafton të shihni rrjetet sociale dhe mund ta ndieni se antipatia ndaj palës tjetër, është rritur tej mase…

…Por, çfarë e shkakton këtë lloj tribalizmi? Studimet psikologjike flasin për forca të nënvetëdijes, të cilat – përballë fakteve, përvojës apo gjykimit më të mirë – i pengojnë njerëzit të shohin këndvështrimet alternative, ndërsa i nxisin ata drejt kampeve gjithmonë e më e ekstreme…

…Një shpiegim i mundshëm është i ashtuquajturi efekt i polarizimit në grup. Diskutimi i pikëpamjeve me miqtë mund të duket si mënyra më e mirë për të nxjerrë në pah të metat e tyre, ndërsa dëgjon këndvështrime të tjera të ngjashme, ndonëse alternative. Megjithatë, nuk është kështu. “Nëse vendosni në një dhomë një grup njerëzish të cilët kanë mendime të ngjashme, sjelljet e tyre përgjithëisht bëhen edhe më ekstreme,” thotë Jessica Keating, psikologe e Universitetit të Kolorados, në Boulder…

…Askush nuk mund të thotë  se di me siguri shkakun e një efekti të tillë, por mund të jetë edhe thjesht zbulimi i njohurive të reja: kalimi i kohës me njerëz që mendojnë si ne, ka më tepër gjasa të na ekspozojë ndaj argumenteve të reja, të cilat na bindin edhe më tej për pikëpamjet tona. Ose, ndoshta është rezultati i përpjekjeve për t’u pranuar nga grupi.

Problemi qëndron se, është më e lehtë për një person ta kalojë jetën pa takuar njerëz, të cilët nuk bien dakort me të. Është pikërisht zbrazëtia intelektuale, ajo që e bëri edhe më të interesuar Matt Motyl, psikolog në Universitetin e Ilinoisit, }ikago. Disa vite më parë, ai nisi të merrte pjesë në ngjarje politike dhe shërbesa fetare, në mënyrë që të mund të bisedonte me njerëz, të cilët ndryshe nuk do t’i kishte takuar.

“Unë u riktheva në rrethin tim shoqëror liberal dhe u përpoqa t’iu shpiegoja atyre se pala tjetër nuk është injorante, e as dashakeqe,” thotë ai. Por, Motyl u përball me  me kritike për mendjehapësinë e tij, madje edhe me akuza për tradhëti. Kështu, ai vendosi të zbulonte se çfarë po ndodhte.

Është e njohur  se qasjet politike, shpesh mund të kuptohen thjesht duke hequr një vijë në hartë nga veriu në jug. “Edhe sot, nëse do të dinit qoftë edhe një gjë për një votues për të parashikuar votën e tij, kodi postar është parashikuesi më i mirë,” thotë Jonathan Haidt, psikolog në Universitetin e Neë York-ut. Për këtë arsye, Motyl hamendësoi nëse kjo ka të bëjë me vendndodhjen…

…Sipas rezultateve të kërkimeve të tij, ata që ishin ideologjikisht të papërshtatshëm, janë më të prirur të zhvendosen gjeografikisht në krahasim me konformistët. Për më tepër, mes atyre të cilët shpërngulen, kodi i ri postar nis të jetë më edhe më tepër një fortesë e pikëpamjeve të tyre personale.

Ndërkohë, me kaq shumë persona të cilët lëvizin për të qenë pranë patriotëve të tyre ideologjikë, sot efekti i polarizimit të grupit është duke u shfaqur në shkallë tejet të lartë. Madje, edhe nëse dikush nuk e ka ndërruar kurrë shtëpinë, një aspekt universal i jetës moderne e ka bërë më të lehtë rënien viktimë e tij: interneti…

…Edhe kur jemi duke menduar përgjegjshmërisht, shumë njerëz zgjedhin media të cilat reflektojnë pikëpamjet e tyre…

…Në fakt, informacioni edhe nëse mbështet një pikëpamje politike ose jo, sa më tepër të jesh i ekspozuar ndaj tij, aq më shumë gjasa ka që ju bindeni se keni të drejtë.

“Ajo për të cilën të gjithë duhet të biem dakort, është se personat që shohin të njëjtat fakte objektive, duhet të bien dakort për pikëpamjet e tyre. Ajo çfarë nuk duhet të ndodhë, është që njerëzit mos bëhen gjithmonë e më të bindur në pikëpamjet kundërshtuese, ndërsa janë përballë të njëjtit fakt, por pikërisht kjo është ajo çfarë ndodh,” thotë Ross. Kjo mund të shpiegojë gjithashtu edhe përse njerëzit, të cilët janë më të arsimuar, priren të kenë këndvështrime më ekstreme…

Por, ka edhe më keq… “Shumë njerëz vuajnë nga deluzioni i objektivitetit. Ata mendojnë se çdo person i arsyeshëm duhet t’i shohë gjërat si ata, ndërsa të tjerër konsiderohen të paarsyeshëm – të deformuar nga emocionet apo informacioni ndaj të cilit janë ekspozuar,” thotë Ross…

…Ndoshta më e rrezikshmja nga të gjitha është ajo që njihet si iluzioni i intuitës asimetrike. E zbuluar në fillim në vitin 2001, ajo është besimi se ti mund t’i kuptosh pikëpamjet e të tjerëve më mirë nga sa ata mund t’i kuptojnë të tuat… S’ka nevojë të dëgjosh se çfarë të tjerët kanë për të thënë, ti me siguri e kupton qysh tani arsyetimin e tyre…

…Këto pika të verbra nuk janë edhe aq të parrezikshme. Gjatë zgjedhjeve, me pak kapërcime mes pikëpamjeve të njërit krah dhe krahut tjetër, pala humbëse mund të ndihet nervoze dhe injoruar.

Të kombinuara edhe me jetën moderne, këto gabime të brendshme mund të çojnë drejt një publiku të rrezikshëm tribal, të prirur ndaj mosbesimit politik dhe urrejtjes. BBC/ Përshtati për Pasqyre.al Bjorn Runa

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *