Nga Arben Biçoku
-Prish nje objekt Monument Kulture, dhe nje Ansambel Monument Kulture. Ansambli i Sheshit Nene Tereza eshte ansambli me i goditur i nje sheshi qe ne kemi ne Shqiperi. Nuk kemi mundur te bejme nje te dyte qe te kete aq vlera. Kemi dekada qe nuk po arrijme te rregullojme dot sheshin Skenderbej. Si i tille, si nje ansambel me vlera ai duhet ruajtur me fanatizem. Argumenti qe sjell kryeministri per ruajtjen e fasades monumentale duke postuar nje foto te nje renderi (fotoja ne fjale) ku dallohet qe fasada eshte ruajtur si nje paret muri brenda nje fasade xhami, ne fakt eshte kunder argument pasi tregon mbi fasaden e tribunes qe ka hipur nje volum tre here me i madh se ai ekzistues. Kjo shkaterron jo vetem proporcionet e Sheshit Italia, por shkaterron edhe porporcionet e vete sheshit Nene Tereza. Miratimi do te perbente nje precedent te keq qe cdo monument kulture ta mbyllnim brenda nje hapsire xhami dhe ti kercenim me nje pallat tjeter persiper. Po ashtu ngjyrat e kuqe te ndezura e shkaterrojne harmonine koloristike te atij sheshi dhe e bejne te mos jete me ai qe eshte.
– Nga pikpamja urbanistike mendoj se sot eshte vendi i gabuar qe stadiumi te jete aty ne ate pozicion. Mendoj qe duhet te jete ne periferi. Argumenti qe po e bejme aty ku eshte nuk qendron. Ne momentin qe ndertohet i ri do duhet te te ndertohet atje ku rregullat e urbanistikes e identifikojne si vendin me te pershtatshem. Dhe nese behet sot kjo analize nuk eshte ai vendi me i pershtatshem. Kur ai eshte ndertuar aty ka qene periferi e Tiranes. Sot nuk eshte me e tille. Keto lloj objektesh per shqetesimet qe i sjellin qyteteve ne transport kur ka ndeshje zakonisht pozicionohen ne periferite e largeta. Kjo do te bente qe te kompletohej me mire me aksesoret qe kerkon dhe sidomos parkimet por dhe stacionet multimodale te transporteve publike shumevalente.
– Zgjidhja arkitektonike e paraqitur nuk mund te quhet aspak e arritur artistikisht. Ne keto objekte qe kane impakt te madh mbi qytetin zakonisht tentohet te kete nje arkitekture avangarde dhe sa me goditese estetikisht. Kjo zgjidhje nuk te krijon kete impresion.
– Fasada e paraqitur nuk eshte aspak inovative por eshte nje kopje identike e fasades qe i njejti arkitekt ka projektuar per nje objekt tjeter, ne Biblioteken Bashkiake te qytezes Nembro te Italise (nje foto te kesaj fasade une e kam publikuar ketu ne facebook).
– Ka pasur nje reagim te madh qytetar dhe intelektual kundra ketij projekti. E urbanistika eshte nje gje qe behet per njerezit dhe jo kundra tyre. Qyteti eshte i njerezve.
– Mendoj se edhe politikisht do bente mire per qeverisjen nje terheqje dhe mosmiratim i ketij propozimi. Mosterheqja do perceptohej si nje arrogance ekstreme. Karvani i qeverisjes, megjithese termi karvan eshte shprehur me krenari, kete here eshte duke ecur ne drejtim te paditur dhe te gabuar, e nuk eshte duke ecur aspak perpara.