Shkrimtari, tejet popullor në kohën e tij, “është bërë sërish interesant”, mbase më shumë se kurrë, shkruan “The Economist”. Lidhja e besimit mes kombeve është dobësuar dhe Bashkimi Evropian duket se është dobësuar. Populistët janë në marsh. Britania është jashtë. Dhe fqinjët e Evropës po e kërcënojnë atë sërish (Rusia), ose po e kërcënojnë ta përmbysin me refugjatë. Shumëkush habitet pse evropianët kanë filluar të shkundin pluhurin nga Stefan Cvajgu. Shumë popullor në kohën e tij, për romanet dhe traktet politike, Cvajg ka mishëruar idealin e luftërave të Evropës së kultivuar. Një hebre i cili i pa librat e tij të digjeshin nga nazistët, u internua për herë të parë nga shtëpia e tij austriake, në vitin 1934, dhe më pas nga Evropa. Ylli letrar Cvajg u eklipsua nga bashkëkohës si Thomas Mann dhe Joseph Roth. Por dëshmia e tij për katastrofën e Evropës, dhe përkushtimi i tij për çështjen e bashkimit të saj, kanë ndihmuar që ai të rifitojë dashurinë popullore. (“The Grand Budapest Hotel”, një film i 2014 i frymëzuar nga një shkrim i Cvajg mund edhe të ketë ndikuar duke dhënë një dorë.) Thirrjet e Cvajgut për bashkim të Europës u rritën në mënyrë të ndjeshme gjatë viteve 1930, ndërsa kontinenti po shkonte drejt luftës.
Kur më në fund lufta erdhi, Cvajg nuk mundi të kishte vetë shpresën që kishte nxitur te të tjerët. Në “World yesterday”, Cvajgu deklaronte se e kish ‘humbur’ Evropën teksa ajo copëtohej për të dytën herë, gjatë jetës së tij. Më 1942, Cvajg me bashkëshorten, kryen vetëvrasje në shtëpinë e tyre në Petrópolis. Sipas kritikut John Gray, Cvajg tregoi pak guxim për së gjalli që vdekja e tij të cilësohej tragjike. Më pak se një dekadë nga vetëvrasja e tij gjashtë vende evropiane ranë dakord për t’u bashkuar në prodhimin e çelikut dhe qymyrit, duke krijuar një klub që më pas do të shndërrohej në projektin europian. Ajo që u arrit nëpërmjet mjeteve burokratike, Cvajg ëndërronte të arrihej nëpërmjet arsimit dhe kulturës. Një luftë franko-gjermane për të ishte e pamundur. Miti mbi të cilin u themelua BE ende i nxit udhëheqësit e saj sot. Në një fjalim të kohëve të fundit, Donald Tusk, kryetari i Këshillit Evropian, solli në vëmendje paralajmërimin e Cvajgut se ata që kapen me ndryshimet historike nuk i vërejnë ato në fillimet e veta. Z. Tusk foli për “kurthe fatalizmi”, që, siç ai argumentoi, i kanë frenuar politikanët e sotëm të moderuar të përballen me kërcënimin e populizmit. Në kohën e Cvajgut, shtoi ai, liberalët hoqën dorë “pothuajse pa luftë, edhe pse ata kishin të gjitha kartat në duar”. Në Bruksel vajtohet mungesa e vizionit në mesin e liderëve të sotëm, e shtohet se Mitterrand ose Delors do të mjaftonin për të shëruar Evropën. Por, nuk po veniten vetëm kujtimet e politikanëve mbi 1940-ën. Duke luftuar me anëtarët e saj, BE-ja ka goditur mbështetjen e vet. Pa BE-në, kërcënimi rus do të ishte më i madh ndërsa qeverive do t’u duhej të luftonin ende më shumë për t’iu përgjigjur krizave të emigrimit. Probleme, si ndryshimet klimaterike dhe terrorizmi kërkojnë menaxhim të përbashkët. Për të gjithë hapat e gabuar të BE-së, problemet e Evropës do të jenë më vështira për t’u zgjidhur në mungesë të saj(BE-së).
KUJDES NGA KEQARDHJA
Mesazhi i Cavjgut është dyfish joshës. Mbase na siguron se përçarja e sotme mund të jetë e përkohshme. Sulmet e tij mbi politikanët mendjevegjël të kohës së tij kënaqin përbuzjen në të cilën pro-evropianët bashkëkohorë mbajnë udhëheqësit e tyre. “Ideja evropiane”, ka shkruar Cvajg, është “fryt i bërë ngadalë i një mënyre të lartë të menduari”. Shumëkush në Bruksel e gjen këtë mendim të admirueshëm. Por, siç pranonte Cvajg, një klub mbikombëtar nuk mundet të urdhërojë(a të ketë) dashurinë e qytetarëve siç e ka një komb./Pasqyre.al