Llogaria @alabedbana në Twitter ka tanimë 4.000 ndjekës, ndërsa 7-vjeçarja Bana dhe nëna e saj Fatemah çdo javë tregojnë jetën e tyre në Aleppo mes mbijetesës dhe vuajtjeve.
Një mbrëmje, kur pas kllapisë, vogëlushja u zgjua, e pyeti të ëmën nëse tashmë kish ardhur mëngjesi. Drita depërtonte përmes dritares së tyre, por nuk qe ndriçim natyral: lagja tyre ishte përfshirë nga zjarri i bombave.
“Kur bien këto bomba, zemrat tona dridhen para ndërtesave”, thotë nëna e saj, Fatemah.
Në një qytet ku së fundmi kanë vdekur 100 mijë fëmijë përveç të rriturve, Bana dhe nëna e saj deri tani kanë mbijetuar dhe kanë përdorur rrjetet sociale si kronika të jetës së tyre në rrethim. Në llogarinë e tyre në Twitter @alabedbana, ata tregojnë çdo gjë. Mesazhi i parë që përcollën më 24 shtator qe në njëjës: “Kam nevojë për paqe” dhe për illte imazhin e vogëlushes.
Bana dhe Fatemah ofrojnë copëza të jetës nën bomba dhe imazhet e kasaphanës në qytetin e tyre.
Twittet janë shpesh në gjuhën angleze dhe i përkasin një fëmije që rreket të shprehë vetën, ndërsa ato të shkruara nga e ëma, janë më retorike. Në një moment tweetet e drejtpërdrejta përcollën shkatërrimin e një ndërtese në afërsi të tyre dhe përpjekjet për të shpëtuar civilët e bllokuar nën rrënoja. “The Guardian” ka zgjedhur të mos zbulojë lagjen ku jetojnë ato të dyja.
“Bana pyet pse bota nuk na dëgjon? Pse askush nuk na ndihmon?”, thotë e ëma Fatemah, kur u pyet pse ajo mendonte të përdorte Twitterin për të dokumentuar shkatërrimin rreth saj.
Bana dhe vëllai i saj i vogël pesë vjeç, nuk shkojnë në shkollë. Edhe e ëma nuk shkon më në universitet, por rri në shtëpi. Shkolla lokale ku shkonte Bana vitin e shkuar është bombarduar, ndërsa shkollat e tejra janë larg dhe ka gjithnjë rrezik shpërthimesh.
Fatemah pati vendosur të qëndronte në Aleppo, sepse pati menduar se lufta do të zgjaste vetëm një vit apo dy por edhe sepse qyteti ishte bota e saj.
“Ju nuk mund ta lini lëkurën tuaj”, thotë Fatemah. “Këtu jetonin prindërit tanë, është vendi ynë, shtëpia jonë, frymëmarrja jonë”./
Me shkurtime nga The Guardian/Pasqyre.al