Pse ateistët janë të destinuar të zhduken?

Një studim i ri ka sugjeruar se ateistët janë të dënuar të zhduken, raporton  ‘The Times’.

Për shkak se nuk përdorin metoda kontraceptive, besimtarët po lindin më shumë fëmijë se sa ateistët, gjë që mund të çojë në fundin e ateistëve.

Kështu, shkencëtarët amerikanë dhe malajzianë kanë pyetur më shumë se 4.000 studentë në lidhje me besimet e tyre fetare dhe se sa vëllezër e motra kishin.

Rezultatet kanë treguar se ateistët e Malajzisë kishin më pak vëllezër e motra se mesatarja. Hendeku ishte më i ngushtë në SHBA.

Edhe pse mund të argumentohet se, vetëm për shkak se dikush ka prindër që besojnë nuk do të thotë që ai të rritet me të njëjtat besime, studimet e mëvonshme kanë treguar se feja në fakt duket se është e trashëguar: ka një bazë gjenetike.

Hulumtuesit e studimit shpjegojnë se para shekullit XIX ndoshta kishte pak diferencë në normat e lindshmërisë mes besimtarëve dhe jo besimtarëve.

Megjithatë në mes të shekullit XIX zbulimet shkencore kanë treguar se nivelet e lindshmërisë filluan të preken sidomos në vendet industriale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *