Nga Len Fisher
Albert Ajnshtajni ishte shumë krenar për faktin se ai vishte kurrë çorape. Ne e dimë këtë, pasi ai shkroi lidhur me këtë detaj kushërirës së saj (dhe gruas së tij dytë) Elsës:”Edhe në rastet më solemne, ai nuk vishte çorape, ndërsa e fshihte këtë anomali me çizmet e gjata që përdorte”. Ajo që na duhet sot, është një lloj i ndryshëm i pyetjes “po nëse?” – pra njëra që është e rëndësishme për nevojat e sotme dhe ritmin e ndryshimit.
Por Ajnshtajni nuk ishte duke kryer vetëm këtë lloj rebelimi. “Kur isha i ri”- shkroi ai në një letër “e kuptova se gishti i madh gjithmonë përfundonte duke bërë një vrimë në çorape. Kështu që unë nuk vesha më çorape”. E veçanta e të menduarit të Ajnshtajnit, qëndron në atë fjalë të vogël ‘kështu’, por ka edhe një hap logjik. Kur ne shikojmë fotografitë e Ajnshtajnit në sandale, mund të shohim gishtin e madh të këmbës që spikat shumë në raport me të tjerët. Por, pse duhet të thotë kjo se ai duhej të hiqte dorë nga komoditeti që ofrojnë çorapet? Pse të mos blinte të reja kur griseshin çorapet e vjetra?
Si pyetja “po nëse” i dha zgjidhje problemeve të fizikës
Ajo që me siguri përcaktoi vendimet e Ajnshtajnit ishte mendimi themelor:po nëse? “Po nëse heq dorë nga të veshja e çorapeve?” nuk është një pyetje që i ndodh shumicës prej nesh, por për Ajnshtajnin qe një pyetje e natyrshme për t’u shtruar, dhe një nga ato që e çoi drejt një jetese në thelb këmbëzbathur.
Kur ishte 15 apo 16-vjeç, shtroi një tjetër pyetje ‘po nëse?’, në një letër që i shkruante xhaxhait të tij, Çezar Koh – si do të dukej një rreze dritë nëse ju mund të ecni paralel me të me të njëjtën shpejtësi? Ai nuk e kuptonte këtë asokohe, por ishte duke shtruar një pyetje shumë thelbësore që tashmë është në qendër të kërkimeve të fizikantëve.
Problemi ishte ky:nëse një person mund të mbajë ritmin e shpejtësisë me një rreze drite, atëherë kjo e fundit do të duket e palëvizshme në sytë e tij, ashtu si një dallgë që udhëton së bashku me të gjithë ujin do të duket se ka një formë të qëndrueshme, nëse ne mund të ecim së bashku me të.
Megjithatë, fizikantët i dinin ekuacionet e Maksuellit, të cilat përshkruanin përhapjen e dallgëve të lehta, që ndalonin shfaqjen e një gjendje të tillë të palëvizshme.
Dhjetë vjet pasi e ngriti për për herë të parë këtë pyetje, Ajnshtajni doli me një përgjigje në formën e një pyetje tjetër ‘po nëse’:po nëse s’mund të arrini dot kurrë të ecni paralel me një dallgë të lehtë? Çfarë ndodh nëse- pa marrë parasysh se sa shpejt vraponi- dallga e lehtë ju arrin dhe ju kalon në të njëjtën shpejtësi, edhe nëse ju nuk vraponi fare? Atëherë do të jetë thjesht si të lundrosh në të kaluarën, pa marrë parasysh se sa shpejt po udhëtoni, dhe asnjëherë nuk do të dukeni të palëvizshëm. Në eksplorimin e kësaj mundësie, Ajnshtajni doli me teorinë e tij të relativitetit special.
Shumë nga përparimet më të mëdha në shkencë, kanë ardhur përmes kontrollimit të përgjigjeve ndaj pyetjes ‘po nëse’. Por pyetjet ‘po nëse’ aktualisht shkojnë shumë më larg, dhe prekin jetën tonë në mënyra që më shumë njerëz duhet të jenë në dijeni. Ndoshta rruga më e thjeshtë për t’u kuptuar konceptualisht, është ideja e planifikimit të skenarëve. Në zhvillimin e politikave për reagimin ndaj emergjencave, një organ i rëndësishëm mund të shtrojë pyetjen ‘po nëse’ për të përcaktuar rrezikun nga zjarri dhe përmbytjet.
Kur është fjala për mbrojtjen nga sulmet terroriste, një seri pyetjesh të tilla janë në krye të axhendës. Në të gjitha rastet, hartohet një grup skenarësh të mundshëm, analizohet mundësia e shfaqjes së tyre, në një kohë që merren masat e duhura. Ose në të kundërt teoria nuk vlen.
Një nga problemet e mëdha me këtë lloj qasje, është supozimi i përbashkët se e ardhmja ka të ngjarë të jetë e njëjtë me të kaluarën.
Kur u bënë përpjekjet e para sistematike mbi parashikimin e motit, një ide ka qenë të shihen të dhënat e ditëve të kaluara kur moti ishte shumë i ngjashëm me ditën mbi të cilën është duke u bërë parashikimi. Supozimi ishte që moti në ditën në vijim, do të jetë i njëjtë si moti në ditët në vijim në të shkuarën historike. Por gjithmonë ndodhin ngjarje të papritura që e prishin këtë lloj parashikimi.
Problemet me parashikimin
Kur IBM ndërtoi kompjuterat e saj të parë në fillim të 1940, presidenti i kompanisë Tomas Uotson parashikoi një treg botëror të “ndoshta 5 kompjuterave”. Kur është fjala për parashikimin e motit, parashikimet afat-gjata janë duke u lënë mënjanë, për shkak të ritmit të përshpejtuar të ngrohjes globale. Në botën e nanoteknologjisë, zbulimi i grafenit ka revolucionarizuar në mënyrë të veçantë aplikacionet elektronike.
Ajo që na duhet është një lloj i ndryshëm i pyetjes ‘po nëse’- një që të jetë i rëndësishëm për nevojat e sotme dhe ritmin e ndryshimit. Ajo vjen në formën e modelimit kompjuterik të botës sonë komplekse, ku pyetja ‘po nëse’ vjen në formën ‘po nëse ky model i veçantë përfaqëson realitetin?’ me përgjigjen, ’E pra, në këtë rast, kjo është mënyra se si sistemi do të zhvillohet dhe ndryshojë me kalimin e kohës”.
Të gjitha sistemet komplekse janë ndërtuar mbi aftësinë për të ndryshuar papritmas në një gjendje tjetër. Sistemet bankare mund të shkatërrohen thuajse pa paralajmërim. Shoqëritë mund shpërthejnë në rebelime. Përbërja e ekosistemit bakterial të zorrës apo ekosistemit të gjerë në barkun tuaj, mund të ndryshojë papritur. Në vend se të synohet të vendoset bota në përballje me një fenoment të papritur, ne duhet të synojmë drejt elasticitetit- aftësinë për të na tërhequr nga ndryshimi i papritur, ose për ta pranuar dhe iu përshtatur atij, në rast se kjo duket si alternativa më e mirë. Prandaj, pyetja moderne ‘po nëse?’ shndërrohet në ‘kur?’. Jo se çfarë do të ndodhë nëse ka një ndryshim të papritur në botën tonë të mirë-rregulluar dhe në dukje të qëndrueshme, por kur një ndryshim i tillë ndodh në mënyrë të pashmangshme, a do të jemi vallë të përgatitur për të?
Sa i përgatitur është njerëzimi?
Në këtë moment ne nuk jemi, për arsyen e thjeshtë se ritmi i ndryshimit kur kjo ndodh është shumë i shpejtë që institucionet njerëzore të mund të përballen si duhet me të. Për këtë arsye, tregjet e aksioneve, për të mos përmendur kompani si Google, Facebook dhe Tëitter, mbështeten tashmë në algoritme për të marrë vendime për to. Kjo nuk vlen vetëm për korporatat:edhe qeveritë përdorin algoritme si një mënyrë e përshtatshme për të zhvilluar politika sociale.
As ne dhe as zhvilluesit nuk mund të shohin se çfarë po ndodh nën sipërfaqe, kur është duke u përdorur një algoritëm, por ne mund të ndikohemi thellësisht nga rezultati. Ajnshtajni tha në një rast:”Pse kjo shkencë madhështore e aplikuar, e cila na e bën jetën më të lehtë, na sjell kaq pak lumturi? Përgjigja e thjeshtë është: Sepse ne nuk kemi mësuar ende ta përdorim në mënyrë të ndjeshme atë.
Pyetja ime për ju është:po nëse ne mund të mësojmë të bëjmë përdorimin e ndjeshëm të njohurive që jemi duke zhvilluar me shpejtësi mbi mënyrën se si funksionon bota jonë komplekse? Po në rast se mund të përdorim modelet dhe mjetet tona për të promovuar lumturinë e njeriut, dhe jo vetëm fitimet e mëdha për korpotatat e mëdha?
Po nëse ne mundemi të planifikojmë masa për ndryshimin e pashmangshëm, për tu përballur me elasticitet me të, në vend se të përpiqemi më kot të bllokojmë veten në një utopi imagjinare që kurrë nuk ka ekzistuar dhe s’ mund të ekzistojë? Po nëse ne mund të hedhim tej çdo çorape mbytëse të realitetit, dhe të ecim zbathur drejt një të ardhme më të lirë dhe të shndritshme?
“Abc.net” – www.bota.al