Borëbardha mbush 80 vjeç dhe feston “ditëlindjen”, e princeshës së parë të Disney, protagoniste bashkë me shtatë xhuxhat në filmin e parë me metrazh të gjatë dhe filmin e parë të animuar plotësisht me ngjyra.
Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhat u shfaq për herë të parë në “Carthay Circle Theatre” të Los Angeles më 21 dhjetor 1937, më pas u shpërnda në SHBA në 4 shkurt 1938.
Në shfaqjen e saj pati një sukses të gjerë, në gjithë botën është ende një nga filmat e animuar më të arrirë në historinë amerikane.
Të shumë janë përshtatjet, ndërsa po punohet në ribërjen e filmit në live action. I riu Walt Disney u impresionua nga historia e vëllezërve Grimm që e kuptuan potencialin dhe vendosi të investojë gjithçka që kishte në këtë film . Ai kishte të drejtë, sepse me Snow White ai krijoi themelet e perandorisë së tij. Filmi u realizua në tre vjet duke përdorur dy milionë ilustrime.
I vlerësuar me një çmim Oscar special, i dhënë nga Shirley Temple për Walt Disney, filmi mori përveç statujave tradicionale edhe shtatë çmime Academy Award në miniaturë.
Borëbardha u restaurua në 2001, për 100 vjetorin e Walt Disney, nën kujdesin e Frank Thomas dhe Ollie Johnston.
“Të punoje me Walt Disney nuk ishte e lehtë, tregon Frank Thomas – : ishte ai që projektonte në mendje, nuk kishte asgjë të shkruar….. Kishte ide gjeniale dhe shpesh ishte i paduruar, por nëse Borëbardha është ende në kujtesën e njerëzve edhe pse dekada më pas, i detyrohet atij”.
E bardhë si bora, me flokë të zeza dhe gojën si ngjyra e një trëndafili, bija e mbretit ka besuar tek dashuria dhe ka dashur gjithmonë të komunikojë me natyrën.
Njerka e keqe e ka parë atë gjithmonë një grua të re dhe ishte shumë ziliqare për bukurinë e Borëbardhës. Disney përmes Borëbardhës tregon për herë të parë se si dashuria e madhe mund të riparojë gjithçka.