Prezantohet projekti i trajnimit të profesionistëve të arkivave audiovizive nga rajoni

Në këtë projekt do të marrin pjesë rreth 40 arkivistë nga institucionet e kinematografisë nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Sllovenia

Është zhvilluar sot në Tiranë nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF), me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në Shqipëri ceremonia e prezantimit të Projektit të Kinemasë Shqiptare (ACP) për punëtorinë rajonale të trajnimit në Ballkanin Perëndimor për profesionistët e arkivave audiovizive, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën përshëndetëse të mbajtur në këtë aktivitet ministrja shqiptare e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh se institucioni që ajo drejton është përpjekur të mbështesë kinematografinë qoftë në planin financiar qoftë në mbështetjen e aktiviteteve.

“Ashtu sikurse filmi është gjinia që bashkon të gjitha gjinitë, edhe bota e kinemasë pikërisht bën të njëjtën gjë, na bashkon të gjithëve. Besoj që Ministria e Kulturës bën vetën detyrën kur mbështet të gjitha iniciativat që vijnë qoftë nga institucionet e saj, siç është Arkivi i Filmit, qoftë nga kompanitë e ndryshme që operojnë në botën e kinemasë. Asnjëherë nuk kemi bërë mjaftueshëm për kinemanë dhe filmin, por mund të themi modestisht se jemi përpjekur të bëjmë diçka më shumë qoftë në planin financiar qoftë në mbështetjen e aktiviteteve”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Në këtë projekt do të marrin pjesë rreth 40 arkivistë nga institucionet e kinematografisë nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Sllovenia. Sipas organizatorëve qëllimi është për të ruajtur një trashëgimi të rrezikuar audiovizive e që ka pasur shumë pak mundësi të shihet përtej kufijve të rajonit. Punëtoritë praktike do të drejtohen nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë profesionistë të arkivave audiovizive. Sesioni i parë intensiv 2 javor për ruajtjen e koleksioneve audiovizive do të mbahet në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë nga 17-28 tetor 2016.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *