Prezantohet projekti i rrugës që lidh bregdetin me zonën malore të Kurveleshit

Agjencia Kombëtare e Bregdetit nëpërmjet drejtorit të saj,  Auron Tare dhe në prezencë të  Kryetarit të  Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, prezantoi  për banorët e zonës  në Gusmar të Tepelenës, modelin e rrugës që do të lidhë zonën bregdetare me atë malore.

Ky projekt është  hartuar nga  Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me specialistët e fushës së ndërtimit të rrugëve, për të krijuar kështu një  infrastrukturë  turistike midis vijës bregdetare dhe zonave malore të krahinës së Kurveleshit .

“Hapja drejt detit e këtyre zonave të mrekullueshme  malore, për zhvillimin e turizmit rural do të krijonte një produkt turistik multifunksional dhe multi interesant për të gjithë ata që kërkojnë jo vetëm detin, por edhe natyrën malore dhe anasjelltas”, shprehet  Auron Tare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *