Papa Françesku ka vizituar të shtunën qytetin e Fatima-s në Portugali, ku është pritur nga rreth 500 mijë besimtarë.
Kjo vizitë ka përkuar me 100 vjetorin e vdekjes së dy fëmijëve, Francisco dhe Jacinta Marto, të cilët janë shenjtëruar nga Kisha Katolike. Papa Françesku u lut në varret e tyre para ceremonisë së Kanonizimit, e cila u mbajt në ambient të hapur dhe u ndoq prej rreth 500 mijë njerëzve.
Dy fëmijët, vëlla e motër, bashkë me kushërirën e tyre Lucia, më 1917 kanë pretenduar se ju është shfaqur Virgjëresha Mari, e cila u ka treguar tre sekrete, të cilat më vonë u interpretuan si parashikimi i Luftës së Dytë Botërore, fundi i Luftës së Ftohtë dhe vdekja e një Pape.
Historia e fëmijëve nuk u besua nga autoritetet e kohës dhe ata u dënuan me vdekje me vaj të nxehtë, nëse nuk do të rindryshonin historinë e tyre. Vëlla e motër, i shpëtuan dënimit me vdekje, por humbën jetën si pasojë e sëmundjeve epidemike, Francisco më 1919 dhe Jacinta më 1920 shkruan Top Channel.