Silvana Berki
Edukimi në Shqipëri ka më tepër ndikim në zhvillimin ekonomik sesa ne mendojmë. Edhe pse mund të mos e shprehim me zë atë që mendojmë, brënda vetes e pranojmë që njëra klasë politike shoqerore ka edukim më të lartë. Do të ishte interesante të dinim arsyet dhe ndikimin e kësaj force që përcjell në trashëgiminë kulturore dhe ekonomike.
Menjëherë me ndryshimin e sistemeve, prej asaj socialiste në atë kapitaliste në vitet 90-të, shtresat shoqërore te persekutuara në sistemit monist, patën një furi ngritjeje në shoqëri. U duk sikur përfundimisht të drejtat e tyre do të stimuloheshin dhe nganjëherë dukeshin edhe sikur do të privilegjoheshin nga shoqëria si ”dëmshpërblim” i padrejtësive që iu bë më herët nga sistemi monist. Në fakt, ajo që ndodhi ishte se, 25-viteve të tranzicionit iu dha mundësia të gjitha shtresave shoqërore të prodhojnë ”gjithcka”, falë liberalizmit të shumëllojshmërisë kulturore, edukative dhe shoqërore.
Liberalizmi individual i 25-viteve i dha mundësi c`do qytetari të sigurojë dy lloj resursesh, atë të kapitalit ekonomik duke përfshirë të ardhurat, pasurinë, pozitën zyrtare dhe e dyta atë të kapitalit shoqërore ku përfshihen aktualiteti dhe potencialiteti individual, pra llogjika e kontributit shoqëror, të formimit të marrëdhënieve shoqërore me një rrjet të njohurish.
Ishte ky lloj kapitali shoqëror që e ndau shoqërinë shqiptare në dy degë aq sa të forta po aq kundërshtare me njëra-tjetrën, një fenomen që duket fuqishëm së pari në rrymat politike dhe pastaj ato shoqërore. Ish-të majtët, të cilët kishin qënë të privilegjuarit në sistemin socialist përkrahën rrymat e majta dhe ish të persekutuarit që tashmë kërkonin të drejta, u bashkuan me të kundërtën e rrymës së majtë. Pak a shumë cështja politike në shoqërinë shqiptare u kthye si trashëgimi e besimit fetar, ku individi mendon se duhet të trashëgojë kulturën dhe besimin fetar familjar. Vetëm mendimi që e majta ishte një eksperiencë vuajtjesh për njërën nga shtresat shoqërore, bëri atë që të vuajturit prej saj, të zgjedhin vetëm rrymën e djathtë si shpëtimtare. U krijua një lloj imazhi, që demokracia është ideologji e të varfërve, pra e shtresave të mundura dhe këtu mendoj ndodh edhe absurditeti më i madh, sepse e majta duhej të ishte ajo që trashëgon këto element ideologjik. E majta lufton dhe siguron për qytetarët jo vetëm të drejtat qytetare por edhe barazi në shoqëri. Pra, meritokracia nuk duhet të egzistojë në sistemin shoqëror ku baza e drejtimit konstucional është mirëqënia për të gjithë. C`po ndodh atëherë me zbatimin e këtyre ideologjive?
Ajo që pash nga vizita ime, në verën e 2016, ishte një zinxhir shoqëror, pra kapitali shoëror ishte tejet i theksuar. Duhet të njohësh dikë që të ecësh përpara. Më e keqja është se fuqia politike, privilegjonte më tepër të vetët, pra ata që mbështesin politikën e interesave të tyre. E vërteta është, se edhe gjatë periudhës kur dominonte partia e kundërt, ajo demokrate, u shfaq i njëjti fenomen. Mbështetësit e të djathtës privilegjonin të vetët, të njohurit e tyre, ndërsa familjet me prejardhje ish-komuniste ndiheshin të persekutuar në sistemin demokrat dhe pa të drejta për të vepruar dhe kontribuar të lirë. Por kjo nuk shfaqej vetëm në nivelin-mikro, edhe qytetet, masa e të cilëve ishin kundërshtarë të partisë në pushtet, kishin zhvillim të dobët.
Mos ndoshta arsyeja e formimit të kësaj hallke kaq të fortë ” rrjet-oktapodësh” e të dy palëve, është pasojë e frikës nga persekutimi që mund t´i bëjnë njëri-tjetrit? Përse të mos ecet krah për krah edhe kur jemi kundërshtarë ideologjishë, ku pikësynmi të jetë i përbashkët ”rritja ekonomike dhe mirëqënia shoqërore”.
Thuhet se kultura dhe ekonomia trashëgohet. P.sh. një familje e pasur do të trashëgojë tek fëmija element të rritjes ekonomike dhe do ti shkollojë për biznes. Një familje intelektualësh do të trashëgojë fëmijë me shkollë të lartë etj. Pra, gjithmonë synohet për rritjen e mirëqënies shoqërore dhe ekonomike.
Këtu dua të kthehem përsëri tek sistemi monist, i cili pati në përbërje të vet sigurimin e edukimit publik në masë të gjerë dhe universale me anë të së cilës synohej rritja e njohurive dhe ekonomisë ( edhe pse i cunguar). Shërbimi publik siguroi që deri në 18 -vjec, fëmijët ta kishin të detyruar arsimimin falas. Shkollimi i lartë shoqëror shqiptar nuk arriti ta rrisë ekonominë sic edhe synohej, por ndodhi paradoksi i bllokimit të rritjes ekonomike, faktor të së cilës tashma i dimë mirë; kufizimi i lirisë individuale.
Tashmë që kemi hyrë në një shteg të ri të historisë politiko-shoqërore shqiptare, të asaj drejt rritjes së mirëqënies shoqërore dhe në liri individuale pa dallim feje, rrace apo klase shoqerore, kemi mbi vete jo vetëm eksperiencën e të dyja rrymave politike por edhe i kemi praktikuar ato, 45 vite sistemin totalitarian monist dhe 25 vite atë kapitalist liberal. Nga të dyja kemi konkluduar mbi pozitivizmin dhe negativizmin e fenomenit ” i lirë”.
Në kohën e tranzicionit, ose të quajtur ndryshe kapitalizmit liberal, fenomeni i trashëgimisë kulturore familjare u duk qartë. Familjet me edukim të lartë, edhe në pamundësitë më të mëdha ekonomike synuan dhe investuan në edukimin e fëmijëve të tyre. Edhe pa drita, i detyronin të fëmijët të lexonin nën dritën e qirinjve të pakët. Po ashtu familjet ”borgjeze” të kohës së Mbretit dhe të persekutuar në sistemin monist, kur ju dha liria synuan dhe investuan tek fëmijët e tyre të njëjtën gjë. Nuk dua të kaloj në konkludime të shkencave natyrale mbi teoritë e trashëgimisë genetike, sepse do të duhej një tjetër ese për ta argumentuar dhe kundërshtuar si teori. Vet fakti se monizmi, i dha lirinë e mundësisë së shkollimit shtresave të varfra dhe të mesme shoqërore, duke i kthyer në shtresën e lartë të shoqërisë, në mos padashur në një klasë aristokracie të re e kundështon shkencën natyrale të trashëgimisë genetike. Ky shëmbull, përforcon vetëm mendimin rreth fuqisë individuale që prodhon liria.
Një tjetër fakt, janë fenomenet që ndodhën me futjen e liberalizmit në shoqërinë shqiptare menjëherë mbas rrëzimit të monizmit. Liria individuale, u shfaq në format e kapitalit shoqëror dhe të vetpunësimit të lartë. Ky vërshim i madh praktikash të bizneseve private, ishte njëkohësisht edhe praktikim i aftësive individuale, të kufizuara deri atëherë. Gjë që solli në pah, shumëllojshmërinë masive të talenteve individuale. Ky fenomen nuk duhet neglizhuar dhe as kufizuar!!
Ndaj i lidh të gjitha sëbashku, pa të cilat nuk mund të ketë zhvillim. Edukimi i lartë individual, sjell rritje ekonomike. Për këtë, duhet përfituar nga eksperiencat e më hershme, duke marrë prej tyre vetëm atë që është e mirë si p.sh. nga monizmi elementë si sigurimi i edukimit publik deri në 18 – vjec falas nga shteti dhe rritja e nivelit të strukturave arsimore. Pra një detyrim i edukimit deri në 18- vjec dhe së dyti liria e zgjedhjes profesionale mbas kësaj. Detyrimi i edukimit, duket sikur e kufizon të drejtën e zgjedhjes individuale, por në fakt ajo nxit rritjen e aftësive dhe të civilizimit individual.
Liria e zgjedhjes për profesionin, nga ana tjetër ka për qëllim që individi të japi maksimalisht më të mirën e tij për ta përdorur atë në shërbim të vetes dhe të shoqerisë. Edhe pse duket se zgjedhja ka të bëjë me të ardhmen e individit, në fakt nuk është kështu. Zgjedhja e tij ka të bëjë edhe me të ardhmen e shoqërisë në tërësi. Nuk mjafton që njerëzit vetëm të punësohen, kur punësimi i tyre nuk i sjell shoqërisë zhvillim. Pra, kërkohet një shoqëri e civilizuar, ku njohuria dhe edukimi të jetë i barabartë dhe e gatshme të konkurrojë edhe në arenën globale. Suksesi në arenën globale pastaj, rrit ekonominë, por nuk duhet harruar që edhe kjo m`varet pikërisht nga njohuria e lartë që kemi si shoqëri. Ndaj shkollimi dhe edukimi i shërbimeve publike shoqerore duhet mbështetur nga shoqëria edhe më tepër sesa vet duam të edukohemi. Të mos harrojmë se, punësimi dhe ekonomia e prindit mund të influencojë në suksesin e fëmijës dhe të mos harrojmë që prindërit nuk kanë të gjithë aftësi të barabarta. Do të ishte sistem antikapat, ai sistem që i siguron mundësi edukimi, vetëm fëmijëve të atyre që janë të aftë dhe që kanë mundësi financiare. Sistemet ”antikapat”, sjellin shoqëri ”antikapate”.
Sistemet e mëhershme, ashtu si për të gjithë botën janë eksperimente ideologijsh. Nuk ka magjistarë të përcaktojë përfundimin e saktë të një teorie të hedhur në tavolinë. Të gjitha janë konkludime numrash dhe konceptesh. Gjithcka studjohet dhe eksperimentohet për një gjë, dhe vetëm një gjë: RRITJA E MIRËQËNIES SHOQËRORE. Ndaj, nuk ka pse të kemi turp nga e kaluara. Sikur etërit tanë ta dinin ,,, dhe këtu e kam fjalën për etërit e të gjitha kohërave!/ Silvana.B ©