Poezi per gjëra që nuk janë

Nga: Shqiptar Oseku

Jetojmë ne apartamentin qe s’e blemë kurrë.
Pasdite luajmë me vogëlushen
te cilën nuk e bëme:
ajo i ka kaçurrelat tua
e rritet me shume gjuhe.
Ti qesh kur te them qe te ngjan ty.
Je e lumtur me ne fund.
Nena jote plake, motrat, vëllai,
qe s’më njohën asnjëherë,
ndjejnë lehtësim te mire,
si kur arrin njeriu dikur te pika
pas një fjalie te gjate e komplekse.
Nganjëherë ne mblidhemi pa ty,
vec pse na shkon biseda
qe s’e nisem ndonjëherë.
Kur vogëlushja jone flen
ulemi ne anët e kundërta te divanit
qe s’e kemi, e lexojmë secili librin e vet,
duke flirtuar me këmbë
mun ashtu si thonim se do te bënim,
para se te ndaheshim.
Nganjëherë rrime me miq te përbashkët
qe nuk i zumë kurrë, qe duan te ikin.
Ata na pyesin se ku eshte jeta me e mire.
Përgjegja, qe nuk e thamë kurrë troç, është
se jeta është e mire kudo ka dashuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *