Pionierët e materies “ekzotike”! Tre shkencëtarët britanik fitojnë çmimi Nobel në Fizikë

Çmimi Nobel i Fizikës kurorëzoi sot punimet e tre britanikëve që shpjegojnë, falë modeleve matematike, sjelljen e materieve “ekzotike” që mundësojnë në një të ardhme të afërt të krijojnë kompjutera super të fuqishëm.

“Zbulimet e tyre kanë sjellë një revolucion konceptual. Ata kanë sjellë ide të reja fizike që kanë mundësuar më pas arritjen e shumë zbulimesh të reja”, shpjegon, Laurent Levy, profesor i fizikës në universitetin e Grenoble-Alpes.

David Thouless, 82 vjeç, lindur në Skoci, profesor në Universtitetin e Uashingtonit në Siatëll, mori gjysmën e çmimit, pra 410 000 euro.

Gjysma tjetër u nda mes Duncan Haldane, 65 vjeç, lindur në Londër, që jep mësim në universitetin e Princeton (Nju Xhersi) dhe Michael Kosterlitz, gjithashtu i lindur në Skoci, në vitin 1942, në Universitetin Brown në qytetin Providence (Rod Ajland).

Thouless, Haldane dhe Kosterlitz kanë studiuar “izolantët topologjikë”, disa materiale të reja njohja e të cilëve ka përparuar shumë 10 vitet e fundit.

Këto materiale superpërcjellës dhe superfluidë mundësojnë aplikime revolucionare për të prodhuar kompjutera kuantikë.

Kompanitë e mëdha të informatikës dhe laboratorët e kërkimit punojnë prej vitesh mbi kompjutera kuantikë, që janë shumë herë më të fuqishëm se kompjuterat aktualë sepse janë në gjendje të kenë aftësi habitëse duke përdorur grimca që nuk iu binden rregullave të fizikës klasike.

Informacioni më elementar i kompjuterave aktualë është një “bit”, pra është binar (0 ose 1). Një kompjuter kuantik përdor “quantum bits” ose “qubits” në gjendje të kenë shumë vlera njëkohësisht dhe do të jenë në gjendje të kryejnë një numër përllogaritjesh paralele shumë të lartë, kjo do të reduktonte shumë kohën e nevojshme për kryerjen e një veprimi në raport me kompjuterat aktuale.

Vështirësia për të prodhuar një kompjiuter kuantik është se është veçanërisht i brishtë, pasi nevojitet të izolohen individualisht të gjitha grimcat nga influencat e jashtme për të ruajtur gjendjen e tyre kuantike, që kërkon temperatura shumë të ulëta, dhoma të mbrojtura nga valët elektromagnetike etj.

Pra “izolantët topologjikë” kanë veçantinë të ruajnë aftësinë e tyre në vende “të çuditshme”, kryesisht në temperatura të ulëta ekstreme.

Nga ana tjetër qeveritë janë të interesuar në këta kompjutera kuantikë se shpresojnë të deshifrojnë shumë shpjetë çdolloj kodi informatik që mbron sekretet bankare, mjekësore, informacione të mbrojtjes apo të botës së biznesit.

Disa nga dokumentat e publikuara nga ish-këshilltari i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Amerikane (NSA), Edward Snowden, kanë treguar se shtetet po përpiqen të krijojnë një kompjuter të tillë.?ATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *