Pesë kuriozitete shkencore për dashurinë

Më poshtë po rendisim 5 gjëra që ju ndoshta nuk i dinit në lidhje me dashurinë, rënien në dashuri dhe jetën në çift. Ndonjëra është mjaft e qartë, megjithatë kjo listë mund të na nxisë të pyesim veten mbi mënyrën si sillemi me partnerët tanë…

1. Partneri bie në gjumë pas seksit? Mos kini frikë. Sipas një studimi nga Universiteti i Miçiganit, ky është një sinjal i unitetit dhe harmonisë në çift.

2. Dashuria e nënës dhe dashuria në çift, janë më të ngjashme se sa mendojmë ne. Instituti Maks Plank në Tubingen të Gjermanisë, ka kryer një sërë eksperimentesh mbi këtë temë, duke treguar se në të dyja rastet përfshihen të njëjtat zona të trurit. E thënë ndryshe, një nënë shfaqet para djalit si para personit të dashur.

3. Burrat që bëjnë për të qeshur, gra që qeshin. Në një studim të kryer nga Universiti Kornëll mbi 1 mijë njerëz ndërmjet 18 dhe 24 vjeç , u zbulua se cilësia më e vlerësuar për zgjedhjen e partnerëve është besnikëria, e ndjekur nga tërheqja fizike dhe angazhimi për të krijuar një familje, duke lënë statusin social dhe pasurinë në vendet e katërta dhe të pesta. Nga ana tjetër, në një tjetër studim në Universitetin Mejmaster në Ontario të Kanadasë, është konstatuar se humori lehtëson marrëdhëniet, por në mënyra të ndryshme për burrat dhe gratë. Gratë duan që burrat t’i bëjnë të qeshin, ndërsa burrat duan që parneret të vlerësojnë humorin e tyre.

4. Bashkëjetoni më parë, për ta nxitur të bëjë punë në shtëpi. Një studim i publikuar në “Revistën për Çështje të Familjes”, arriti në përfundimin se kryen më shumë punë në shtëpi, nëse para martesës ka patur një periudhë bashkëjetese me partnerien.

5. Më shumë divorce para moshës 25-vjeçare. Sipas studiuesve në Universitetin e Uashingtonit, martesa para moshës 25-vjeçare rrit në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e divorcit, sidomos kur gruaja është më e madhe në moshë. /bota.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *