Përkthyesi i letërsisë shqipe në gjuhën arabe, viziton Bibliotekën Kombëtare

Përkthyesi i letërsisë shqipe në gjuhën arabe, Abdul Latif Arnauti vizitoi këto ditë Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, ku zhvilloi një takim me drejtoreshën e BKSH, Persida Asllani.

Në kuadër të Javës Agolliane, kushtuar 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli, përkthyesi me origjinë shqiptare, Abdul Latif Arnauti, vizitoi edhe ekspozitën e çelur në BKSH, ku mes botimeve të shumta në gjuhë të huaj të krijimtarisë së Agollit gjendet dorëshkrimi i përkthimit në gjuhën arabe të romanit “Njeriu me top” (1985), dhuruar nga përkthyesi.

“Jam shumë i lumtur që gjatë vizitës sime në viset e bukura të Shqipërisë, vizitova edhe ekspozitën e shkrimtarit e të poetit të madh Dritëro Agolli, miku im prej 50 vitesh. Jam i bindur se veprat e tij letrare do të mbeten të përjetshme në kujtesën e historisë shqiptare dhe e përgëzoj këtë ekspozitë që i ka prezantuar ato bukur e me rregull”, u shpreh Abdul Latif Arnauti pas vizitës së tij.

Përkthyesi me origjinë shqiptare nisi përkthimin e veprave shqipe në gjuhën arabe rreth viteve ‘50. Ndër veprat kryesore të përkthyera vlen të përmenden “Përse mendohen këto male”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Dasma”,“Dosja H” nga shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare; “Njeriu me top” i Dritëro Agollit; “Ato male” dhe “Dasma e Sakos” i Vath Koreshit apo “Toka jonë”

Përkthyesi me origjinë shqiptare nisi përkthimin e veprave shqipe në gjuhën arabe rreth viteve ‘50. Ndër veprat kryesore të përkthyera vlen të përmenden “Përse mendohen këto male”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Dasma”,“Dosja H” nga shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare; “Njeriu me top” i Dritëro Agollit; “Ato male” dhe “Dasma e Sakos” i Vath Koreshit apo “Toka jonë” e Kolë Jakovës, një pjesë e të cilave ruhen në fondin e Bibliotekës Kombëtare, krahas edhe dy dorëshkrime të përkthimeve të tij “Njeriu me Top” (1985) i Dritëro Agolli dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1974) i Ismail Kadaresë. Për disa vite me radhë Abdul Latif Arnauti përktheu në arabisht dhe përgatiti për shtyp poezi të Migjenit (1971), Fatos Arapit (1972), Llazar Siliqit (1973), Dritëro Agollit (1974), Aleks Çaçit (1975), Ismail Kadare (1976), si dhe përmbledhjen “Poetë nga Kosova” (1977), ku përfshihen krijime të Latif Berishës, Din Mehmetit, Fahredin Cunga, Mark Krasniqit, etj.
Abdul Latif Arnaut njihet si një ndër shkrimtarët më të mirë në Siri. Krijimtarinë e tij letrare në prozë dhe në poezi e nisi në vitet ’40. Në vitin 1958 boton romanin e parë me titull “Aroma e hirit”. Në fondin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë ruhen disa prej vëllimeve poetike të tij, si dhe një sërë veprash të përkthyera në shqip nga gjuha arabe.

arnaut 1

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *