Nga Rezarta Reçi
Fjalë dashurie për miken time të mrekullueshme Drita Pelingu
E dashur zysh Drita!
Këto fjalë dashurie për fatin tim te mire t’i kam thënë deri afer ikjes tende përfundimtare. Më shumë i flas vetes se TY,tani që ti na dhe lamtumirën e përhershme. Gjithmonë kam besuar se ti do të ishe edhe ZONJË E VDEKJES, ashtu siç dite të ishe gjatë gjithë këtyre viteve ZONJE E JETES DHE E SKENES.Tani që vetë vdekja i bën më të prekshme ndjesitë unë qartesoj tek vetja çastet e miqësisë se përbashkët.
U lidhem përgjatë një ARRATIE, dedikuar TY natyrisht, për të udhëtuar bashkë fizike, artistike, eterike që fjala miqësi i shkon përshtat. Do më mungojnë bisedat e tua të gjata, të këndshme, kokë me kokë me një gotë pije në dorë, të cilat zgjasnin me ore dhe nuk kishin brenda asnjë element të rendomtë…do më mungojnë momentet e shfaqjeve krah teje në poltronin ngjitur nga unë ndiqja vjedhurazi, me admirim mënyrën se si qëndroje, se si e ndiqje pjesën dhe analizat e sakta pas shfaqjes…do me mungojnë momentet e këndshme të drekave gazmore me TY dhe Merin ku silleshim shpengueshëm në vende idilike me gotën e verës së kuqe përpara…do më mungojë ankthi kur ti u ngjite në skenë për here të fundit dhe une i dija dhimbjet e tua fizike dhe te shpirtit…do me mungoje kurajo me te cilen TI zysh Drita perballove humbjet e renda qe te rane… vazhdoj te te adhuroj pafundesisht per kurajon me te cilen TI perqafove jeten deri ne castin e mbrame. Une ta kisha kuptuar kodin e asaj cfare ti kishe vendosur te beje me jeten, e doja kete pjese tenden, e vleresoja, e respektoja,e mbeshtesja, prandaj albumi yne i fotove ka vazhduar te pasurohet deri ne fund, sepse kur njeriu zgjedh te jetoje, jeton!
Cdo fund jave do me mungoje telefonata jote besnike. Sapo jepej ARRATIA ne transmetim, TI ishe e para zysh Drita qe me telefonoje jo thjeshte per te me uruar, por i beje nje analize te hollesishme emisionit duke e pare si nje shfaqje. Gushti ishte muaji i nje komunikimi intensiv telefonik ku TI me percillje emocionet e tua duke pare ritransmetimet e ARRATISE, kurse une mundohesha qe ate dhomen tende ku ishe semure, ta mbushja me imazhet blu te jugut tend te dashur sepse isha me pushime. Biseda pafund, minuta pafund, shkembim dashurie dhe perkujdesje…nuk te kam degjuar kurre duke renkuar, te adhuroj per forcen, uroj te mos kesh vuajtur shume mikja ime.
Ti mbetesh per mua nje DRITE qe do te me shoqeroje me dashurine dhe kujdesin TEND te pafundm!
Me dashuri Rezi, 3 Tetor 2013