6 janar 1960
René Char!
Do të doja t’ju thosha, në këtë çast këtu, që është çasti i dhimbjes suaj, se ç’dhimbje kam unë.
Koha stërkeqet kundër atyre që guxojnë të jenë njerëzorë – dhe kjo është koha e anti-njerëzores. Të gjallë, edhe ne jemi të vdekur. Nuk ka qiell Provence ; ka tokë, të hapur humnerë, dhe pa bujari ; nuk ka tjetër veç saj. Ska ngushëllim, as fjalë. Mendimi – është një çështje e dhëmbëve. Një fjalë e thjeshtë që po e shkruaj : zemër. Një udhë e thjeshtë : kjo këtu.
René Char, kjo është udha, e vetmja kjo, mos e braktisni. (Ju e keni braktisur, ju kam parë duke e braktisur, keni ditur të na bëni keq, lehtësisht, ju na keni shkaktuar dhimbje, ndërkohë që dhimbja ju kishte hapur zemrat tona.)
A kam të drejtë t’jua them këtë ? Nuk e di. Po jua them. Shtoni këtu një fjalë apo një heshtje.
Po jua drejtoj këto fjalë – që janë fjalë – pas vdekjes së Albert Camus.
Jini i vërtetë, gjithmonë.
Paul Celan
Përktheu: Urim Nerguti