Pas lajmit të divorcit flet Brad Pitt: Jam i pikëlluar!

Aktori i famshëm, Brad Pitt ka thyer heshtjen dhe ka folur për revistën “People” për herë të parë për lajmet mbi divorcin me aktoren Angelina Jolie.
Ai e ka pranuar se procedurat për divorc po kryhen, shkruan “Panorama”.
“Jam shumë i pikëlluar për këtë, por ajo që ka rëndësi më shumë për mua tani është mirëqenia e fëmijëve”, tha ai. “I kërkoj shtypit miqësisht që t’u japë hapësirën e merituar fëmijëve në këto ditë të vështira”, tha aktori 52-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *