Pas Koncertit të Vjenës, një koleksion kryeveprash origjinale në pikturë

Pas Koncertit të Vjenës në Tiranë, janari do të sjellë edhe të parën ekspozitë në Shqipëri të një koleksioni kryeveprash origjinale në pikturë, deklaroi sot kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook pasditen e së dielës, kryeministri Rama në vijim të postimit të tij, shprehet se “për herë të parë jo vetëm artistët e rinj apo edukatorët e artit, po edhe nxënësit, studentët e mbarë publiku artdashës, do të mund të marrin shijen unikale të telajove origjinale të mjeshtreve të pikturës europiane”

“Kjo rrugë e re eksperiencash të rralla artistike për publikun shqiptar, të cilën njësoj si Koncertin e Vjenës në Tiranë, duam ta kthejmë në traditë, vit pas viti, nis me kryeveprat e pikturës italiane të Noveçentos dhe kam shumë shpresë se do të vazhdojë në vitin 2018 me një koleksion veprash origjinale të Muzeut Picasso në Paris”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *