Udhëheqësi shpirtëror i botës katolike dhe kreu i Vatikanit, Papa Françesku është lutur për popullin turk dhe personat që kanë humbur jetën nga sulmi terrorist ditën e djeshme në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Për shkak të festës së Shën Pjetrit dhe Ditës Palit (Pavlus) në Romë Papa ka kryer lutjen Angelus ku në fjalën e tij ka cekur edhe sulmin terrorist të ndodhur ditën e djeshme në aeroportin Atatürk të Stambollit i cili shkaktoi humbjen e jetëve të 41 personave.
Pasi ka vënë në dukje se në Stamboll është kryer një “sulm terrorist i pabesë” që ka shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë personave Papa Françesku u shpreh “Të lutemi për viktimat e sulmit, të afërmit e viktimave dhe për popullin e dashur turk. Lusim që Zoti ata që mbështesin dhunë ti udhëzojë në hapat që ne hedhim për paqen.”