Pak histori mbi himnin amerikan

13 Shtatori ne Historine e Amerikes shenon Ditelindjen e hymnit te flamurit amerikan.

Hymni lidhet me nje ngjarje te rendesishme, thyerjen e flotës britanike para Forteses McHenry ( 14 shtator 1814) dhe me emrin e Francis Skott Key (Frencis Skat Ki) autor i vargjeve të himit. Francis nuk ishte poet, as shkrimtar, por ishte një avokat ri nga Uashington DC.

Sado e madhe të kishte qënë fama e tij si avokat, ajo do të qe tretur nëpër kohra dhe askush ndoshta në ditët tona nuk do t’ja dinte emrin, por qenë disa vargje, vetëm disa vargje, që dolën nga shpirti i tij, si nga shpirti i kombit, atë ditë shtatori, që e bënë të pavdekshëm emrin e patriotit Francis Skott Key. Ja si ndodhi: Ishte 7 shtator 1814, kur Frencis Skott Key arriti flotën britanike në Chesapeake Bay, për të kërkuar lirimin e mikut të tij, Dr. William Beans, i cili qe arrestuar nga anglezët.

Frencis mbante me vete një flamur të bardhë. Edhe pse marrëveshja për lirimin e mikut të tij u arrit, anglezët nuk e lanë të largohej, pasi flota britanike do të fillonte sulmin mbi fortesën McHenry. Kështu Frencis u mbajt në një nga anijet nën mbikqyrje, i detyruar të përjetonte sulmin armik mbi fortesë. Admirali anglez qe mburrur se rënia e fortesës dhe pushtimi i qytetit të Baltimorës do të qe çeshtje orësh.

Në mëngjezin e 13 shtatorit 1814, 16 anije të flotës britanike filluan të qëllojnë me top fortesën McHenry. Bombardimet vazhduan 25 orë rrjesht nga një largësi prej dy miljesh… Pasditja erdhi me stuhi shiu. Skenës së luftës iu shtua edhe shkrepëtimi i rrufeve në qiell. Flakët e betejës dhe rrufetë ndriçonin qiellin pa yje të asaj nate. Imagjinoni çfarë ankthi duhet të ketë kaluar Frencis, sa herë flota britanike godiste me top fortesën McHenry. Përgjigjet e mbrojtësve vinin të dobëta. A do të qëndronte fortesa vallë? Gjithësesi, flota britanike nuk mundi t’u afrohej brigjeve. Kur nata u thye dhe drita e zbehtë e orëve të para të mëngjezit ra mbi të, Frencis i ktheu sytë me drithërimë nga fortesa. Flamuri ishte ende atje! Një valvitje e lehtë zbulonte yjet e bardhë. Gjenerali anglez, Robert Ross qe vrarë dhe flota armike po tërhiqej. Me një gufim zemre të paparë, avokati i ri shqiptoi fjalët e para, ashtu siç i dolën nga shpirti, që më pas do të do të bëheshin vargjet origjinale të himnit të flamurit amerikan. Titulli origjinal i poezisë qe “Mbrojtja e Fortesës McHenry”/Nga Albana Lifschin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *