Albana Lifschin
Ne situata te vecanta politika e qeverisë amerikane ndaj emigranteve e refugjateve ka ndryshuar.
Sot ne floktore takova nje vajze te re e te bukur iraniane, e cila vuante shqetesimin se po te fitonte Trampi do ta deportonin.
-Cfare statusi ke ti? e pyeta.
-Jam shetase amerikane, – kam ardhur ketu 10 vjet me pare.
– Po kush te ka thene qe qeveria amerikane do perzere edhe shtetasit e vet?
– Me kane thene.. Edhe ne facebook lexoj qe thone qe nuk do behet perjashtim per ne, muslimanet, pavaresisht nga shtetesia. Mendova qe duhet te ishin pikerisht atdhetaret e saj qe terrorizonin emigrantet e ardhur nga Irani.
Kam lexuar nje liber te nje autoreje te lindur ne Iran, shtetase amerikane prej 30 vjetesh, studiuse e vleresuar ne nje institut te rendesishem, ketu, e cila shkoi te vizitonte nenen e saj ne Iran pas shume vitesh. U arrestua qe ditet e para. Qeveria Iraniane i konsideron spiune te gjitha ata qe vijne nga Amerika, qofshin edhe bijte e atij vendi. Tortura qe u behet ne burg eshte psiqike, e padurushme. I detyrojne te pranojne e nenshkruajne cfare duan autoritetet. e vendit.
-Nuk dua te shkoj atje, tha Mesi.Une ndihem shume mire ketu. Ketu kam shume te drejta. Po te shkoj ne Iran duhet te ve shami ne koke dhe nuk e di c’me pret.
-Behet fjale vetem per emigrantet pa dokumenta, i thashe , dhe ata jane 11milion. Beson se eshte aq e lehte te deportohen 11 milion vete, pasi kane banuar ne kete vend prej vitesh e madje dekadash? Vajza nuk ndihej e sigurte,edhe pse me falenderoi.
Nderkohe me shkoi neper mend qe ne situata te vecanta politika e qeverisë amerikane ndaj emigranteve e refugjateve ka ndryshuar.
Në Korrik të vitit 1938, sipas një testimi te kohes 95 % e popullsisë amerikane ishte kundër pranimit të refugjatëve që vinin në SHBA per të shpëtuar nga shteti nazist gjerman, shumica prej tyre hebrenj. Ishte shqetësimi që hebrenjtë paraqisnin rrezik për Amerikën. Qytetaret amerikanë i shikonin ata me atë lloj dyshimi që shihen sot refugjatët sirianë.
Në Maj 1939, rreth 1000 refugjateve hebrenj që ishin larguar nga Gjermania naziste me anijen transatlantike St. Louis, iu refuzua strehë nga Kuba, Kanadaja, dhe Amerika dhe anija u detyrua te kthehej mbrapsh. Kthim qe fatal. 254 prej tyre vdiqën në kampet e perqendrimit nazist.
Shkelja më flagrante e të drejtave të njeriut ndodhi pas bombardimit të Pearl Harbor, Hawai,nga japonezët, me shpërnguljen e internimin e popullsisë japonezo-amerikane që banonte në bregdetin perendimor.
Presidenti Franklin Rozevelt firmosi urdherin ekzekutiv 9066 (Në 19 Shkurt, 1942) sipas të cilit të gjithë japonezo-amerikanët, pavarësisht nga shtetësia, duhet të cvendoseshin nga bregdeti perëndimor i SHBA. Rreth 127.000 njerëz, shumica e tyre shtetas amerikane, u vendosën në kampe internimi, anë e kend SHBA.Për ta u ngritën 10 kampe internimi në shtetet si Kaliforni, Idaho, Utah, Arizona, Wyoming,Colorado, dhe Arkansas. Shumë prej familjeve u detyruan të shesin shtëpi e prona e shperngulja shkaktoi humbje të mëdha. 5,589 japonezo-amerikanë të lindur ne SHBA,hoqën dorë nga shtetësia amerikane, megjithese gjykata e quajti këtë veprim te pavlefshëm si një vendim i marrë pas telave me gjemba Në vitin 1988, nga familjet e internuara, ata që mbijetuan morën dëmshpërblim dhe u kerkua falje nga qeveria amerikane.
Mesi nuk do te deportohej, por do vazhdonte te jetonte e realizonte enderen amerikane qe kane te gjithe emigrantet.