Opera Mbretërore e Londrës do të realizojë një film për sopranon shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho.
Në faqen zyrtare në Facebook, Royal Opera House njofton se ky film do të jetë i zhanrit dokumentar dhe xhirimet do të nisin këtë javë.
Në këtë dokumentar do të paraqitet rrugëtimi i Ermonelës drejt operave, për sfidat në skenat e mëdha botërore, duke përfshirë edhe atë të Londrës.
Në këtë dokumentar do të përfshihen edhe emocionet e yllit botëror të muzikës operistike.