Aktori i njohur Julian Deda ka reaguar në Facebook ndaj ofertave celulare duke treguar sesi për 5 ditë oferta e internetit të tij mbaroi. Pasi ai ka postuar këtë foto të internet, dhjetëra komentues të tjerë kanë treguar eksperiencat e tyre me vjedhjen që bëhet nga kompanitë celulare në Shqipëri, tek të cilat nuk e identifikon dot kurrë sa ke folur dhe sa ke harxhuar, pasi përgjigja është e njëjtë. Madje jo në pak raste interneti që ti blen nuk përputhet me njoftimin që vjen nga kompania celulare për përfundimin e saj. Aq më tepër që në Tiranë wifi është kaq lehtë i gjendshëm sa shpesh interneti i celularit përdoret veç për ndonjë rast të rrallë. Vjedhja dhe abuzimi që bëjnë shpesh kompanitë celulare në vend, gati në gjithë rastet mbetet veç inate të shprehura në tavolina apo Facebook, pasi kompanitë celulare janë aq të ngopura sa kur shkon ankohesh në dyqanet përkatëse, atyre nuk u intereson fare as nëse u ikën si klient. Dhe mirë e kanë, ku do vemi fundja?!
Statusi i Julian Dedës:
A mund te ma shpjegoje njeri kete?
Me date 27 Qershor (foto 1) me mbaroi oferta e numrit tim Vodafon dhe bera te rene. Por siç e shikoni, me date 1 Korrik (foto 2), pra per pese dite, paskam konsumuar 80% te saj. Duhet theksuar, se e kam perdorur telefonin mesatarisht si gjithe keto gjashte vjet, por, kjo nuk me kishte ndodhur asnjehere. Sikur me NASA-n te jem lidhur nuk ikin njesite kaq shpejt. Atehere, do i lutesha stafit te kesaj kompanie, qe perpara se te me falenderoje qe kam qene klient i rregullt per keto gjashte vjet (foto 3), te me sqaroje se ku, si dhe pse iken njesite e mija. Jo per gje, por ne qe blejme e meritojme nje shpjegim.
P.s. Se mos harroj. Oferta mujore, qe ishte per 30 dite, eshte bere 28 dite, duke i hequr çdo muaji nga 2 dite. Kjo do te thote qe ne fund te vitit ne paguajme nje muaj me shume, sepse 12 muaj x 2 dite = 24 dite. Pra nje muaj me shume per shitesit dhe nje me pak per bleresit. Urime popull.