New York Elite Magazine i ka kushtuar një shkrim performancës së këngëtares shqiptare Linda Halimi.
Në shkrimin e saj NY Elite Magazine thekson se pasi ka befasuar në raundin e tretë, Hailimi po bëhet gati për raundin e saj të katërt e duke shkuar kështu drejt finales së American Idol.
“Lindita është një pretedente për të fituar falë zërit të saj të fuqishëm, personalitetit dhe prezencës në skenë. Ajo ka zbuluar historinë e saj frymëzuese të udhëtimit të saj dhe është bërë një trajnere gjatë audicioneve të AI”, thuhet në shkrim.
Më tej në shkrim citohet se Linda po bëhet gati të lançojë single e saj “Cold World” e prodhuar nga Nealante, nën drejtimin e Arta Kallaba dhe Fadil Berishës si producent i videos. (PASQYRE.AL)