Nga Charles Bukowski
Nuk kam reshtur së menduari ty,
kisha dashur ta thoja.
Kisha dashur të të shkruaja që do më pëqente të kthehesha,
që më mungon
e që të mendoj.
Por nuk të kërkoj.
Nuk të shkruaj madje as mirupafshim.
Nuk e di si je.
Dhe më merr malli ta di.
A ke plane?
A ke qeshur sot?
Çfarë ke parë ëndërr?
Del?
Ku shkon?
A ke ëndrra?
Do më pëqente të mundja të të kërkoja.
Por nuk e kam forcën.
E as ti nuk e ke.
E atëherë rrimë e presim kot…
E mendohemi.
E kujtohemi.
Dhe mbaje mend se të mendoj, se ti nuk e di, por të jetoj çdo ditë, shkruaj për ty.
E mbaje mend, se të kërkosh e të mendosh janë dy gjëra të ndryshme.
E unë të mendoj, por nuk të kërkoj.
(Përktheu për pasqyre.al-Entela Hoxha)