Nuk është e thënë të ndodhë…

Nga Edvin Kukunja

nuk është e thënë të ndodhë diçka
sepse gjithçka duhet të ndodhte
tashmë ndodhur ka
universi yjësitë planetet
oqeanet kontinentet
shtetet qytet
dhe rrugët gjithashtu
plot me sende e njerëz
që tregojnë për njëri-tjetrin
nuk është e thënë të ndodhë më shumë
madje dhe kjo që kemi është tepricë
e asaj çka prej hyjnores ra
e dheun ngjizi me frymën e saj
nuk është e thënë të duhemi
të shihemi
të prekemi e përqafohemi
nuk është e thënë
e nëse ndodh është prova
që mrekullitë janë përtej pragut të derës
mjafton një hap prej koteleje kurioze
dhe diç do të ndodhë më shumë se kaq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *