Noar Sahiti sjell në Dokufest filmin për trafikimin e organeve

“Anestezion”, është film i metrazhit të shkurtër, i cili vjen me skenar dhe regji të Noar Sahitit. Filmi do të shfaqet premierë në Dokufest si pjesë e programit special “New Kosovo Shorts”, me filmin “Home” nga Daniel Mulloy, dhe “The Given Word” nga Ujkan Hysaj.

Një film me një temë të ndjeshme dhe të paprekur deri më tani sa i përket anës artistike, në këtë rast vjen e trajtuar nga regjisori Sahiti, i cili me këtë film edhe ka diplomuar.

“Anestezion” rrëfen për rrugëtimin e një personazhi të rëndomtë kosovar gjatë një kapitulli delikat në jetën e saj. Një pasdite të ngadaltë, Ajkuna, një motër medicinale, dhe Dreni, një koleg i saj, bisedojnë në katin e epërm të spitalit. Teksa Ajkuna fikson shikimin larg në boshllëk dhe në ditët në vazhdim, qetësisht kacafytet me një dilemë të thellë, njerëzit përreth saj vazhdimisht flasin, ankohen, qeshin dhe gjithçka tjetër ndërmjet. Anestezion është portret i një gruaje që vendos ta thyej përditshmërinë e saj.

Në këtë film luajnë aktorët: Blerta Ismaili, Bujar Ahmeti, Shengyl Ismajli, etj. Regjisori Sahiti ka rrëfyer për KultPlus, më shumë rreth kësaj teme dhe idesë së filmit.

Filmi “Anesthesia”, shfaqet si premierë kombëtare në muajin gusht në Dokufest.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *