Një shtëpi pa grua është si një violinë pa tela

Thënie amerikane : “Gratë janë të këndshme të biesh në krahët e tyre, por jo në duart e tyre”.

Thënie spanjolle : “Gruaja dhe vera e tërheqin burrin nga gjykimi”.

Thënie franceze : “Dobësia e burrit bën forcën e gruas”.

Thënie franceze : “Gruaja qesh kur mundet, dhe qan kur do vetë”.

Thënie franceze : “Gruaja të fal, vetëm pasi të ka dënuar”.

Thënie angleze : “Gruaja e zemëruar është si gjarpri që pickon”.

Thënie rumune : “Një shtëpi pa grua është si një violinë pa tela”.

Thënie greke : “Kundër helmit të gjarprit gjendet ilaç, ndërsa kundër inatit të gruas nuk ka ilaç”.

Thënie latine : “Femra e virtytshme kur e zgjedh burrin, konsultohet me ndërgjegjen dhe jo me sytë”.

Thënie latine : “Martesa e një vajze është aq e nevojshme, sa është hapja e një pusi aty ku nuk ka ujë”.

Thënie gjermane : “Gjuha e gruas është si një shpatë, që ajo nuk e lë të ndryshket”. / Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *