Etze Temelkouran, shkrimtare, gazetare dhe analiste politik, është një nga personalitetet më të njohura të Turqisë së sotme. E lindur në vitin 1973 në Izmir. Në vitin 1995 aijou diplomua nga Shkolla e Drejtësisë të Universitetit të Ankarasë dhe në vitin 1993 filloi karrierën e saj gazetareske në gazetën “Tzoumchouriet” . Artikulli për natën e së premtes në Turqi reflekton frikë, dyshim dhe ankth për të ardhmen e vendit të saj.
….
Është ora një e gjysmë e natës dhe nga të gjitha minaretë në Turqi tingëllon vazhdimisht lutja e gjatë që thuhet në në rastet e vdekjes. Sa mbaron nje fillon tjetra. Gjëmimi i avionëve luftarakë mbi çatitë tona ngatërrohet me këtë lutje, e cila arrin në palcë për të njoftuar vdekjen tonë. Kur zhurmat e përleshjeve ndalojnë, nga xhamitë vijnë njoftime për rezistencën ndaj ushtrisë: “Është xhihad! Dilni për Allllahun në rrugë! ” Çfarë bëni kur pyesni veten nëse të nesërmen në mëngjes zgjoheni me një grusht shteti ushtarak ose me një Republikës Islamike?
Sarkazma arrin majat
Prej shumë kohësh njerëzit në Turqi provojnë kufijtë e humorit për të ruajtur shëndetin e tyre mendor. Sarkazma në maja të paimagjinueshme. Unë nuk e di nëse kjo është një shenjë e ndjeshmërisë së sëmurë, ose një mënyrë për të përballur me jetën, por ndërkohë që pyes veten se kur do të thyhen xhamat e dritareve nga zhurma e avionëve luftarakë, kur të shtënat do të mbërrijnë jashtë dyrve tona, në mediat sociale ku ne flasim mes nesh qarkullojnë anekdota.
“Republika turke ka vdekur”
Në fillim u duk pothuajse qesharake dhe ishte më e arsyeshme për të besuar se ajo që ndodhi ishte inskenuar. Një grusht ushtarësh të shastisur kishin mbyllur një nga urat mbi Bosfor, duke u thënë njerëzve “Shkoni në shtëpi”. Kam shkruar një roman rreth vitit 1980 për grushtin ushtarak të shtetit, dhe unë e di se asnjë grusht shteti nuk është kështu. Grushti i shtetit është një çështje shumë serioze. Njerëzit të cilët kanë jetuar grushtet e shtetit menjëherë shkruan në rrjetet sociale: A është lojë e Erdoganit?
Më serioze ishte kur Erdogan u shfaq në kanalet televizive nëpërmjet t shërbimit të FaceTime dhe ftoi njerëzit që të dilnin në rrugë për të mbrojtur demokracinë. Kisha një bindje se njerëzit nuk do të dilnin në rrugë nisur nga kujtesa kolektive që na ka mësuar sa të dhunshëm janë grushtet e shtetiit Megjithatë, brenda disa minutave rrugët ishin mbushur me makina plot me njerëz, të cilët thërrisnin “Allahu Akbar – Zoti është i madh”. Një spektakël absurd.
Natën e së shtunës vetëm Presidenti i Republikës nuk kishte frikë! Aeroplani u soll për një kohë të gjatë në ajër dhe më pas u ul në aeroportin Ataturk në Stamboll. Në mesin e mijëra njerëzve që e prisnin ishte dhe dhëndri i tij, ministri ynë i Energjisë Berat Albayrak.
Me këtë panoramë është e qartë se në çfarë vendi do të zgjoheni në mëngjes. Në një vend ku qarkullojnë fotografi që tregojnë një nga ata që u ftuan të dalin në rrugë për të mbrojtur demokracinë, duke i prerë në fyt në një ushtari rë dorëzuar. Ishte mëngjesi i një vendi në të cilin nuk ka demokraci, por ka një Erdogan të fuqizuar.
Frankfurter Allgemeine Zeitung<