Një letër…të gjithë burrave me të cilët kam fjetur!

Letra që do kishe dashur të shkruaje gjithnjë!

Faleminderit të parit mashkull që më mësoi se miqësia mund t’u mbijetojë marrëzive të adoleshentëve nëpër festa. Faleminderit të dytit, që më ushqeu dhe më bëri të ndihem e rritur, e sofistikuar, e sigurt dhe e kërkuar – Më vjen keq vetëm se ke qenë njeriu më i mërzitshëm në tokë. Për të parin mashkulll që qëndroi tek prindërit e mi me mua – të kam borxh mirënjohjen që më mësove se meshkujt janë shumë të prekshëm gjithashtu.

Për mashkullin që takova në ‘Byron Bay’. Falemiderit që më mësove të them jo. Në atë kohë nuk dija, por pas teje e njoha veten më mirë. Për burrin që takova në një natë jashtë e që më kërkoi të martohesha me të; ai i cili, kur i thashë jo, qeshi dhe më tregoi se si ushqeheshin peshkaqenët me sanduiçë me proshutë nga ballkoni i tij.

Do të të kujtoj gjithnjë, ty amerikan që të kam takuar në plazhin e një ishulli. Ti më bëre të ndjehem sikur unë isha i vetmi person në dhomë, seksi dhe e dëshirueshme. Kam pasur pak më shumë pranverë në hapat që kam hedhur që kur të kam takuar ty.

Për burrin që kam takuar në ‘Airlie Beach’, i cili qëndroi i lyer me mjaltë dhe fara shpendësh. Më vjen keq që nuk jemi më miq. Kisha  ndalur së vlerësuari veten atë kohë që të kam takuar dhe isha tepër e thyer për të të mbajtur.
Për burrat që më bënë të ndjej se duhej të sillesha në një mënyrë të caktuar për të fituar vëmendjen e tyre, ta lija veten në një formë që ju të më shihnit ende mua. Jam shumë e kënaqur që ju kam takuar, sepse tashmë e di se kush nuk mund të jem dhe se sa shumë kam për të dhënë.

Kam fjetur me shumë burra, aq shumë sa nuk e shoh më “Katër martesa dhe një funeral”- me atë skenën ku Andie MacDowell dhe Hugh Grant bisedojnë se me sa meshkuj kishte fjetur ajo.

Kjo letër me të vërtetë, është për dy burrat më të rëndësisëhm që kam takuar. Për burrin me të cilin kam blerë shtëpinë time; burrin që donte të martohej me mua, që më tregoi botën – burrin që më ka lënë. Më la ditën kur morëm çelësat e shtëpisë sonë, sepse nuk ishte gati të largohej nga shtëpia. Burri që nuk ishte i aftë të jetonte larg së ëmës.

Faleminderit. Pa ty unë nuk do e dija se mund t’ia dilja apo se sa e fortë jam. Pa ty unë kurrë nuk do kisha qenë në gjendje të imagjinoja se sa e pabesueshme mund të jetë familja ime, ose se sa shumë më duan dhe i dua. Pa ty, nuk do të isha unë, pra kjo që jam.

Së fundmi, për burrin që dua. Burrin që më mësoi se çfarë do të thotë të jesh e dashuruar, të japësh e të marrësh dhe të ndërtosh një jetë së bashku. Ti je njeriu më i mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.

Për të gjithë burrat e tjerë me të cilët kam fjetur – faleminderit që më keni mësuar si të dua veten, si të dua të tjerët, si të vlerësoj e të ndjehem e vlerësuar, të marr veten në dorë dhe ta shkund dhe të bëj të njëjtën gjë për të tjerët…

Faleminderit. Pa ju unë nuk do e kisha atë.

Anonim

(The Guardian/ Në shqip nga Pasqyre.al)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *