Një letër e mrekullueshme dashurie e autores së “Ha, lutu, dashuro” për të dashurën e saj 

Autorja Elizabeth Gilbert ka zbuluar përmes një postimi në Facebook të mërkurën se është e dashuruar dhe në një lidhje me shoqen e saj më të mirë, Rayya Elias.

Përmes një letre të gjatë të postuar në Facebook, shoqëruar me një foto të të dyjave se bashku, Gilbert ndan me të gjithë ndjekësit e saj, historinë  vet të dashurisë.

Ajo tregon se kut një ditë mësoi se Rayya u diagnostikua me një sëmundje të rëndë mori një goditje të madhe. Por “diçka ndodhi gjatë ditëve e javëve që ndoqën diagnozën. Vdekja ose ideja e vdekjes, ka një mënyrë për të qartësuar dhe larguar çdo gjë që nuk është e vërtetë dhe në atë hapësirë, u përballa me të vërtetën: Jam e dashuruar me Rayyan. Nuk kam më kohë ta mohoj këtë të vërtetë. Mendimi i një dite që mund të jem ulur në një dhomë spitali me të, duke i mabjtur dorën dhe duke e parë të më ikë, pa i treguar asaj (ose vetes) ndjenjat e mia të vërteta për të… epo është një mendim që nuk mund ta rrokja më.

E verteta është se mbasi e sheh njëherë këtë, nuk mund të mos e “shohësh më”.

Jam aty ky dohet të jem, përkrah saj në këtë udhëtim “të kancerit”. Jam aty ku duhet të jem, jo vetëm si shoqe, por edhe si e dashura, jam aty ku është i vetmi vend ku mund të isha.

Pse po e bëj publike këtë?

Sepse për mirë a për keq, unë jam një njeri që e bën jetën e vet në publik.

Autorja thotë se nuk kërkon asgjë prej askujt. Asgjë përveç diçkaje. “Unë besoj në dashuri dhe po kërkoj vetëm dashuri. Çfarëdo lloj dashurie që mund të na çoni drejt zemrave tona tani, bëjeni. Do e vlerësoja shumë dhe do të më ndihmonte.

E vërteta është forca që na drejton për të qenë në jetë, ndërsa dashuria është forca që na shëron.

Paqe, bekime dhe shëndet për të gjithë”./ Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *